Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Andi Pajaziti veproi në mbrojtje të nevojshme- Vendimi i plotë i gjykatës për rastin “Bon Vivant”

16/06/2025 - 17:06
në Kryesore, Lajme
A A
Andi Pajaziti veproi në mbrojtje të nevojshme- Vendimi i plotë i gjykatës për rastin “Bon Vivant”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prishtinë ka përpiluar vendimin e plotë me shkrim ndaj Andi Pajazitit, i akuzuar për vrasjen e ndodhur në lokalin “Bon Vivant” më 2023. Pajaziti, më 31 janar 2025 ishte liruar nga kjo akuzë, por ishte dënuar me dy vite burgim për armëmbajtje pa leje.

Gjetjet e Themelores:

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, nuk ishte kontestuese se në natën kritike derisa i pandehuri Dukagjin Lekaj ishte duke pirë në lokalin “Bon Vivant” me një shok dhe tani të ndjerin K.R., e kishin ftuar në po atë tavolinë tani të akuzuarin Andi Pajaziti. Kontestuese s’është sipas Gjykatës as fakti që pasi Lekaj e ftoi në tavolinë Pajazitin, pas pak nisi mosmarrëveshja, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Aty thuhet se më pas, tani i ndjeri K.R., pas një mosmarrëveshje qëlloi në kokë me shishe dy herë Pajazitin dhe si rezultat i goditjes me shishe, ky i fundit nxjerr revolen dhe e godet tani të ndjerin K.R.

Sipas vendimit, revolen e kishte nxjerrë edhe tani i ndjeri K.R., dhe se me të kishte shtënë në drejtim të të akuzuarit Pajaziti, por e qëlloi të dëmtuarin H.G., ndërsa Lekaj shtiu në drejtim të Pajazitit.

Për Themeloren, nuk është kontestuese se si pasojë e të shtënve, ka ndërruar jetë K.R., ndërsa janë plagosur i akuzuari Pajaziti, si dhe të dëmtuarit: H.G, A.Z, G.H, N.N dhe A.A.

Mirëpo, sipas Gjykatës, kontestuese dhe e pavërtetuar mbeti deri në fund të shqyrtimit gjyqësor rrethana se, pasi që i pandehuri Andi Pajaziti ishte sulmuar nga i dëmtuari K.R., me shishe në kokë dy herë, me rastin e nxjerrjes së revoles që e kishte qëlluar tani të ndjerin, që si pasojë e kësaj gjuajtjeje, K.R., kishte humbur jetën, për këto veprime i pandehuri Pajaziti, a kishte vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore dhe në mbrojtej të nevojshme apo të ketë pasur për qëllim ta privojë nga jeta tani të ndjerin.

Gjykata në vendim thekson se ia ka falur në tërësi besimin mbrojtjes së dhënë nga i akuzuari Pajaziti, se pa fajin e tij ka vepruar nën kushtet e mbrojtjes së nevojshme.

“…duhet t’i falet plotësisht besimi mbrojtjes së të pandehurit Andi Pajaziti, se: nga pamundësinë e Andit që të largohet dhe ti shmanget sulmit, ku eskalon situata dhe ndodhë ngjarja siç shihet qartë në video-incizim dhe Andi kryen veprën penale për shkak të tronditjes së fort mendore, pa fajin e tij pasi që ka vepruar nën kushtet e mbrojtjes së nevojshme“, thuhet në vendim.

Sipas Themelores, dëshmia e Pajazitit është e sinqertë, reale dhe objektive dhe se në mënyrë të qartë, me të elaborohen veprimet inkriminuese të të akuzuarit. Pastaj, dëshmia e tij përkon edhe me provat materiale.

Aty thuhet se edhe dëshmitë e dëshmitarëve- të dëmtuarve kanë të bëjnë me faktet jokontestuese dhe si të tilla vërtetojnë gjendjen faktike të natës kritike.

Gjykata pas administrimit të provave ka gjetur se nga ekspertiza e gjendjes së shëndetit mendor të Pajazitit, ka gjetur se në momentin e zënkës ka pasur frikë të madhe. Po ashtu, u konstatua se tek i pandehuri Pajaziti nuk kemi të bëjmë me element të sëmundjes apo çrregullimit mendor.

“Në momentin e fillimit të zënkës, para shkrepjes së armëve për shkak të goditjeve në kokë në mënyrë të pa pritur, i pandehuri Andi Pajaziti ka përjetuar frikë të intensitetit të Iartë”, thuhet në vendim.

Dhe se sipas ekspertizës, kjo frikë ka të bëjë me cenimin e integritetit fizik të Pajazitit.

“Kjo frikë ka të bëjë me cenimin e integritetit të tij fizik dhe psikik, tek i njëjti në momentin e kryerjes së veprës penale e cila i vihet në barrë, ka dominuar gjendje e konfuzionit emocional dhe humbjes së arsyes për shkak të situatës së pa pritur, ku si pasojë vepra është kryer në gjendje të tronditjes së rëndë mendore, gjendje kjo që ka ndikuar në rënjën e aftësive të tija mendore për t’i kontrolluar veprimet e veta dhe humbjes së logjikes së pasova të këtyre veprimeve”, thuhet tutje në vendim.

Gjykata, po ashtu ka gjetur se nga akt ekspertimi mjeko-ligjor është konstatuar se i akuzuari Pajaziti ka plagë në bërrylin e dorës së majtë.

“Nga akti i ekspertimit mjeko ligjor për te pandehurin Andi Pajaziti i datës 22.03.2024, gjykata vërtetoi se i pandehuri Andi Pajaziti ka pësuar dëmtime si plagë penetruese dhe trup te huaj metalik ne bërrylin e dorës së majtë…”, thuhet në vendim.

Gjithashtu, Gjykata ndër të tjera nga provat materiale të administruara, ka gjetur se nga raporti i autopsisë për të ndjerin K.R., vërtetoi se vdekja e tij është e dhunshme dhe ka ardhë si rrjedhojë e gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme, e cila ka çuar në shok hemorragjik.

Themelorja ka sqaruar se ka refuzuar propozimin e përfaqësuesit të palës së dëmtuar, avokatit Flakron Sylejmanin që si provë të administrohet videoja e raportit të Policisë, e datës 25 gusht 2023, kjo pasi që sipas Gjykatës, nuk është vërejtuar se ka të bëjë me aktakuzën.

Po ashtu, aty thuhet se Gjykata ka refuzuar edhe propozimin që të bëhet ekspertizë e re mjeko-ligjore, me arsyetimin se në shkresa të lëndës ekziston ekspertiza e cila ka konstatuar gjendjen mendore psikike të të pandehurit në kohën e kryerjes së veprës penale.

Sipas Gjykatës, është vërtetuar se i akuzuari Pajaziti me rastin e kryerjes së veprës penale ka vepruar në mbrojtje të nevojshme, prandaj është liruar nga akuza pasi që vepra e kryer nga i akuzuari nuk paraqet vepër penale.

Andaj, Gjykata ka ardhur në përfundimin se Pajaziti natën kritike ishte i sulmuar pa asnjë shkas nga tani i ndjeri K.R., i cili e qëlloi të akuzuarin me një shishe të qelqit në kokë.

Sipas vendimit, ekzistimi i sulmit është vërtetuar në mënyrë të sigurt nga provat e administruara, siç janë video-incizimet nga kamerat e sigurisë brenda lokalit, raportet mjekësore për lëndimet që tani i ndjeri K.R., ia shkaktoi të akuzuarit Andi Pajaziti. Këtë fakt, e kanë vërtetuar me dëshmitë e tyre edhe H.G., dhe G.Z., të cilët janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë të kësaj ngjarjeje, të cilët e kanë përshkruar ngjarjen e natës kritike.

Gjithnjë sipas vendimit, H.G., dhe G.Z., kanë kanë deklaruar se ka qenë i pandehuri Dukagjin, që e ka ftuar në tavolinë të pandehurin Andi dhe se i njëjti së bashku me të ndjerin K., e kanë nisë konfliktin, ku dëshmitari H., me dorën e djathtë e ndalon gjatë tërë kohës të pandehurin Dukagjin që të gjuajë me revole në drejtim të pandehurit Andi dhe papritmas tani i ndjeri K., involvohet dhe e qëllon me shishe në kokë të pandehurin dhe nxirren armët nga të tre këta persona dhe gjuajnë në njëri-tjetrin.

Andaj, Gjykata këtyre provave ua ka falur besimin pasi që kanë pasur lidhmëri njëra me tjetrën (video-incizimin dhe mbrojtjen e të akuzuarit).

“Nga provat e administruara, të analizuar si më lartë, është vërtetuar së sulmi ishte i drejtuar kundër jetës së të akuzuarit, pasi që edhe i pandehuri Dukagjin Lekaj edhe tani i ndjeri K.R, ishin të përgatitur për këtë sulm kundër të akuzuarit. Kjo shihet qartë nga video incizimet e realizuara nga kamerat e sigurisë Brenda Lokalit “Bon Vivant”, ku ata e ftojnë të akuzuarin të shkoj në tavolinën e tyre, pasi që i ndjeri K.R, e kishte raportit armën e tij dhe e kishte raportit dhe e vendos ne brez, ndërsa i pandehuri Dukagjin Lekaj, paraprakisht e kishte përgatitur armën e tij që po e mbante në çantë“, thuhet në vendim.

Andaj, duke qenë së mbrojtja e tij ishte e domosdoshme dhe e pashmangshme për evitimin e sulmit të drejtuar kundër tij, Themelorja konstatoi se kjo e përjashton ekzistimin e veprës penale, pra përjashton përgjegjësinë e tij për veprën penale të vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore.

Ndërkaq, Gjykata ka gjetur se Pajaziti është fajtor për armëmbajtje pa leje dhe kjo pasi që i akuzuari ka pranuar fajësinë dhe se pranimi i fajsisë ka qenë bazuar në dispozitat ligjore në fuqi. Pranimi i fajësisë është marrë si rrethanë lehtësuese, kurse rrethanë rënduese është marrë shkalla e lartë e dashjes nga ana e të akuzuarit dhe fakti se i njëjti është recidivist i veprave penale- fakti se i njëjti me aktgjykime të plotfuqishme ka qenë i dënuar edhe për 7 vepra penale të natyrave të ndryshme.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë në ankesë në afat prej 30 ditësh pasi që të pranojnë vendimin në formë të shkruar.

Në një rast tjetër, Andi Pajaziti është i akuzuar edhe përdorim të armës gjatë rrahjes me të dëmtuarit në prill të vitit 2017.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2025 ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Andi Pajazitit për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse u dënua me dy vite burgim për armëmbajtje pa leje, lidhur me vrasjen e K.R., më 4 gusht 2023, në lokalin “Bon Vivant”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 21 qershor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Andi Pajazitit lidhur me vrasjen e 4 gushtit 2023 në lokalin “Bon Vivant”. Pajaziti ngarkohej për veprën penale “Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore” pasi që sipas Prokurorisë nga tronditja që kishte marrë prej tani të ndjerit K.R., i akuzuari pa fajin e tij dhe pa menduar për pasojat e kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë në drejtim të K.R.

Ndryshe, në këtë rast i ndaluar ishte edhe N.Ll., i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes së veprave penale”, të cilit më 5 shtator iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të njëjtit, pas një muaji nga kjo masë, i është ndërprerë paraburgimi, pasi nuk kishte kërkesë nga Prokuroria për vazhdimin e paraburgimit. Kurse, Gëzim Zakuti dhe Hisni Gecaj, si të dyshuar për përfshirje në këtë rast, më 29 gusht 2023 ishin liruar nga masa e paraburgimit. I dyshuar tjetër për përfshirje në këtë rast është Dukagjin Nikollaj, i cili është arrestuar në Spanjë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 5 gusht 2023 njoftoi se të gjithë të pandehurit për përfshirje në rastin “Bon Vivant”, kanë të kaluar kriminale. Kurse, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka bërë fajtor sistemin e drejtësisë për vrasjen në “Bon Vivant”.

Lidhur me rastin e 4 gushtit, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës kishte njoftuar se 17 persona janë lënduar, kurse njëri prej tyre vdiq si pasojë e plagëve të marra. Rasti thuhej se ndodhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes të pandehurve.

JU REKOMANDOJMË

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës

Rrahman Rama kujton 24 marsin 1999: Moment vendimtar drejt lirisë së Kosovës
24/03/2026 - 23:27

Deputeti nga Vushtrria, Rrahman Rama, ka përkujtuar 24 marsin e vitit 1999, duke e cilësuar këtë datë si një moment historik kur bota demokratike vendosi të mos heshtë...

Më shumëDetails

Gruda: VV-ja ka dëshiruar një president militant partiak

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
24/03/2026 - 22:54

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka drejtuar kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e akuzuar se synon një president të kontrolluar politikisht dhe të...

Më shumëDetails

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit

“Po të ishte kandidate do bëhej Presidente edhe pa votën e Hykmete Bajramit”, Deputetja e LDK-së thotë se Kurti nuk e pati seriozisht kandidimin e Osmanit
24/03/2026 - 22:52

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë në “Pressing” të T7, se Vjosa Osmani do të bëhej presidente e Kosovës edhe pa votën e...

Më shumëDetails

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni
24/03/2026 - 22:51

Erjon Krasniqi nga Vushtrria ka arritur një sukses të rëndësishëm akademik, duke marrë titullin Doktor Shkence në fushën e Inxhinierisë Ndërtimore në Japoni, me nderime të larta nga...

Më shumëDetails

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën
24/03/2026 - 22:42

“Kam raporte normale”, u përgjigj deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, kur u pyet se çfarë raportesh ka me kolegen e saj Doarsa Kica Xhelili. Kjo pyetje iu shtrua...

Më shumëDetails

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan

Shefi i CIA-s për Ballkanin ishte sot mysafir i Ramush Haradinajt në Gllogjan
24/03/2026 - 22:20

Në 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, familja Haradinaj mirëpriti sot në Gllogjan shefin e CIA-s për Ballkanin. Në një video të publikuar nga Indeksonline, shihet shefi i CIA-s...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kur duart takohen ftohtë: Akademia që zbuloi çarjet mes Osmanit, Gërvallës dhe Pecit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Sot nisi punën edhe zyrtarisht stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj, me kushte moderne

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Si i ndau Durmishi rreth 19 milionë euro në orët e fundit si Ministër? U shpërblyen edhe dostat e tij

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë