Kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur të Kosovës, Andin Hoti, i ka hyrë garës për deputet.
Andin Hoti, i cili është i biri i veprimtarit Ukshin Hoti, do të jetë pjesë e garës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Hoti bart numrin 11 në listën zgjedhore të VV’së.
Kjo është hera e parë që Andin Hoti po garon me Lëvizjen Vetëvendosje.
Hoti ishte prezantuar nga Albin Kurti për Ministër të Familjes dhe Mirëqenies Sociale përgjatë tentim-mandatimit të qeverisjes së tij.













