KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet, shkruan Periskopi.
Anëtari i KQZ’së nga komuniteti boshnjak e ka lëshuar mbledhjen e tanishme.
Anëtari boshnjak në KQZ, Almir Saiti, ka kritikuar ashpër kandidimin e motrës së Donika Kadajt-Bujupi, me listën e koalicionit VAKAT.
Ai ka akuzuar se është falsifikuar e manipuluar lista.
Sipas Saitit, kandidimi i kandidatëve shqiptarë në lista me komunitete, është shkelje, dhe ka për qëllim uzurpimin e vendeve boshnjake.
Ndërsa kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, vlerësoi se Saiti bëri veprim jokorrekt me lëshimin e sallës.
“Po mendoj që u emocionu pak më shumë se që është dashtë. Edhe me u largu nga salla pasi i lëshoj gjithë ato akuza nuk po me duket korrekte. Unë asnjëherë jo zyrës po as sekretariatit as ndonjë zyrtari nuk tentoj as me i bo presion as me i tregu se qysh më vepru”, ka thënë Radoniqi.














