Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria

09/12/2025 - 17:46
në HULUMTIME, Lajme, Sport
A A
Këta janë shefat e MKRS-së së Çekut që po e mbrojnë me heshtje skandalin e pagesës së Drejtorit nga FC Vushtrria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për disa transaksione financiare të dyshimta të FC Vushtrria, Veriu.info ka  zbuluar një skandal ku dëshmohet se si ky klub ka paguar mbi 4 mijë e 500 euro Mehdi Ukën, U.d. Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për shërbime të marrëveshjes së sponsorizimeve, të cilat i njëjti është i obliguar t’i mbikëqyr përmes pozitës që e ushtron, duke u përfshirë kështu në një konflikt të pastër interesi.

Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)

Veriu.info në muajin tetor kishte raportuar edhe për një skandal të FC Vushtrria, e cila rreth 150 mijë euro të parave të sponsorizimit të miratuara nga MKRS i kishte paguar jashtë planit që përmende shkelje të dispozitave ligjore që dalin nga aktet ligjore që lejojnë sponsorizimin.

Skandal: FC Vushtrria shkel VËRTETIMIN e sponsorizimit, rreth 150 mijë euro të kompanisë Shaip Mikullovcit në pagesa të dyshimta te kompanitë e hekurit jashtë planit të miratuar nga MKRS

Përmundër pyetjeve të dërguara nga Veriu.info në MKRS para publikimit të artikujve për dy skandalet, zyrtarët përgjegjës të kësaj ministrie kanë zgjedhur heshtjen, duke lejuar të kalojnë këto shkelje ligjore si asgjë.

Veriu.info për këto skandale pyetje kishte dërguar të Sekretari i Përgjithshëm i MRKS-së, Bislim Bislimi, Klodeta Krasniqi  – Shefe e Kabinetit të ministrit në detyrë, Hajrulla Çeku dhe Drejtor i Auditimit të Brendshëm, Bislim Gashi, por asnjëri prej tyre nuk ka kthyer përgjigje, madje as pas publikimit të skandaleve.

Burime të Veriu.info nga MKRS bëjnë të ditur se të lartëpërmendur po i mbrojnë veprimet e shkeljeve ligjore nga ana e FC Vushtrria dhe U.D. U.d. Drejtor i Departamentit Ligjor, Mehdi Uka, pasi që të njëjtit janë të përfshirë indirekt në veprime të ngjashme me klube tjera përmes anëtarëve të Komisionit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimit për Sponsorizime.

LEXO EDHE:

Dështim sportiv, fitim personal: Kryetari i FC Vushtrrisë, Shemsi Rrahimi dhe vajza e tij u paguan mijëra euro nga klubi (Dokument)

Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

Vaki kosovare/Ish kryetari i BIK (punëtori i Shaip Mikullovcit), Shemsi Rrahimi pritet të bëhet sot kryetar i FC Vushtrria

Pakënaqësi në FC Vushtrria, lojëtarët gati tre muaj pa paga – si dështoi multi-milioneri Shaip Mikullovci si sponsor, edhe pse e bëri dhëndrrin drejtor?

Drejtori sportiv i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me pagë më të ‘majme’ se sa futbollisti më i paguar (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Muharremi dyshon se Kurti mund të ketë ngritur “kurth” politik për LDK-në rreth emrit të presidentit

Muharremi për Gërvallën: Është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
30/08/2026 - 17:03

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet rreth propozimit për president, duke ngritur dyshime se Albin Kurti mund të ketë krijuar një “kurth” politik për LDK-në. Sipas tij, kandidati...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Ramadani: Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, ne po flasim për shtetin

Ramadani: Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, ne po flasim për shtetin
30/08/2026 - 16:33

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se partia më e madhe parlamentare po e bllokon Kuvendin dhe për këtë thotë se as nuk po tentohet arsyetimi. Ramadani në...

Më shumëDetails

Tahiri: Dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit e qytetarëve, mjerim politik

Tahiri: Dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit e qytetarëve, mjerim politik
30/08/2026 - 16:00

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Albulena Haxhiut. Përmes një postimi, Tahiri ka akuzuar dyshen Kurti-Haxhiu se po përqendrohen në...

Më shumëDetails

PDK homazhe te Memoriali i të Zhdukurve

PDK homazhe te Memoriali i të Zhdukurve
30/08/2026 - 15:55

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë sot homazhe te Memoriali kushtuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Deputetët e PDK-së...

Më shumëDetails

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit
30/08/2026 - 15:42

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Zëvendësambasadorja britanike në Kosovë, Agnes Annells, mori pjesë në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • World Link Towers: Prishtina po bëhet me qendrën e re të biznesit dhe inovacionit global

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë