Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ankesa e Listës Serbe, Basha: Kushtetuesja nuk ka rast, s’besoj se do të ketë masë të përkohshme

22/10/2025 - 08:00
në Kryesore, Lajme
A A
VV pajtohet se Kuvendi s’është kryer, Rexhaj: Jemi në fazën e fundit të konstituimit – të dielën partia e mandaton Kurtin për Kryeministër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se nuk beson se Gjykata Kushtetetuese do të vendosë masë të përkohshme, ashtu siç ka kërkuar Lista Serbe në ankesën e dorëzuar për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.

Sipas Bashës, Kushtetuesja nuk ka rast, por megjithatë ka thënë se do t’i dorëzojë komentet e tij.

Tha se është në përfundim të tyre.

“Unë nuk besoj do të ketë masë të përkohshme. Megjithatë unë do t’i dërgoj komentet, por mendoj që gjykata do ta injorojë komplet sepse nuk e kanë asnjë argument të vetëm”, ka deklaruar Basha në RTK.

Sipas tij, Lista Serbe nuk e ka asnjë argument të vetëm në kërkesën e saj.

“Unë nuk mendoj që Gjykata Kushtetuese ka rast. Është dëshmu me herën e fundit kur e fitoi një të drejtë kushtetuese znj.Emilija Rexhepi. Ka vendim të Kuvendit që Nenad Rashiq dhe Emilija Rexhepi janë nënkryetarë të Kuvendit”, ka thënë Basha.

Ai tha se ka qenë i detyruar me Kushtetutë që t’ia ofrojë mundësinë edhe Rashiqit.

“E drejta e ankesës ekziston, por e drejta e tyre kushtetuese nuk e ka asnjë bazë të vetme. Deputetët e Listës Serbe nuk i kanë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar. E kam pas të detyrueshme me Kushtetutë që t’ia ofrojë mundësinë deputetit të 10’të”, ka thënë Basha.

Emri i Rashiq u hodh në votim pasi asnjë nga kandidatët e Listës Serbe nuk arriti të marrë më shumë se nëntë vota, të pamjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Me zgjedhjen e Rashiq, Kryeparlamentari Dimal Basha e shpalli Kuvendin si të konstituuar.

Lista Serbe i ishte drejtuar edhe më parë Kushtetuetueses për këtë çështje. Për atë ankesë, Kushtetuesja kishte dalë me Aktgjykim ku e kishte lejuar votimin e ndarë për nënkryetar dhe u kishte dhënë afat deputetëve 12 ditë për ta zgjedhur nënkryetarin.

JU REKOMANDOJMË

Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi

Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi
20/03/2026 - 18:33

Zgjidh gjuhën sq Albanian Shefi i Forcave të Armatosura të Çekisë thotë se vendi i tij i ka dhënë Ukrainës gjithë ndihmën ushtarake që mundi Viber Icon INDEKSONLINEE...

Më shumëDetails

Analiza e CNN: Pse Irani i dobësuar po synon zgjatjen e luftës me Amerikën?

Analiza e CNN: Pse Irani i dobësuar po synon zgjatjen e luftës me Amerikën?
20/03/2026 - 18:07

Edhe pse Irani përballet me kërcënimin më të madh ndaj regjimit të tij deri më tani, ai po sinjalizon një gatishmëri për të zgjatur konfliktin e tij me...

Më shumëDetails

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, flitet për dialogun e anëtarësimin në NATO

Kosova në qendër të një takimi rreth dy orësh në DASH, flitet për dialogun e anëtarësimin në NATO
20/03/2026 - 17:31

Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga Martin Vulaj, kanë qëndruar sot për një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kanë biseduar për rreth dy...

Më shumëDetails

Serbia ndez “alarmin raketor”

Serbia ndez “alarmin raketor”
20/03/2026 - 16:54

Serbia ka futur raketat kineze në arsenalin e saj dhe Ballkani nuk është më i njëjtë. Me aftësi ajër-tokë dhe rreze prej qindra kilometrash, këto armë e vendosin...

Më shumëDetails

Përgjigja pa doreza e Trump në prani të kryeministres japoneze për Iranin – “Pse japonezët s’treguan kur sulmuan Pearl Harbour”

Përgjigja pa doreza e Trump në prani të kryeministres japoneze për Iranin – “Pse japonezët s’treguan kur sulmuan Pearl Harbour”
20/03/2026 - 16:48

Një moment kyç i vizitës zyrtare të kryeministres japoneze Sanae Takaichi në SHBA ishte komenti i Presidentit Donald Trump mbi një pjesë të historisë së përbashkët, ajo e...

Më shumëDetails

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën

Irani paralajmëron sulme në të gjithë botën
20/03/2026 - 16:33

Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar se Teherani mund të planifikojë sulme në vende civile në të gjithë botën. “Që tani e tutje, bazuar në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë