Banorët e fshatit Frashër i Vogël në Mitrovicë po përballen me mungesë të ujit të pijes tash e disa ditë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Disa banorë janë ankuar në adresë të Gazetës Online Veriu.info duke thënë se KRU “Mitrovica” i ka lënë pa ujë tash e 7 ditë.
Ata janë ankuar se po kanë vështirësi të mëdha pasi që kanë fëmijë dhe pleq, dhe kështu jeta u është vështirësuar./Veriu.info/