Situata në Lindjen e Mesme ka marrë vëmendje të madhe.
Kjo për shkak të sulmit të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilët vranë liderin suprem të këtij shteti, Ali Khamenei dhe njerëzit e afërt të tij.
Pas kësaj Irani u kundërpërgjigj ku sulmoi disa shtete arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.
Federata e Futbollit të Katarit, ku ndërpreu të gjitha kompeticionet që po zhvilloheshin, përfshirë dhe ndeshjen e “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës.
Dueli i shumëpritur mes Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, ishte paraparë të luhej më 27 mars në Doha dhe nuk dihet data e re e kësaj ndeshje./IndeksOnline/














