Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anulohet tenderi për rezerva shtetërore të grurit, kompania e rekomanduar nga ministria e Hajdarit tërhiqet nga gara

20/01/2025 - 15:16
në Kryesore, Lajme
A A
Anulohet tenderi për rezerva shtetërore të grurit, kompania e rekomanduar nga ministria e Hajdarit tërhiqet nga gara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka anuluar tenderin me procedurë të hapur për furnizim me grurë për nevojë të rezervave shtetërore për vitin 2024.

Kjo, pasi që operatori i rekomanduar është tërhequr nga gara. Kështu thuhet në vendimin e lëshuar nga Zyra e Prokurimit të MINT’it, raporton Insajderi.

“Operatori ekonomik i rekomanduar është tërhequr dhe nuk ka mundur të përfundonte ky aktivitet i prokurimit për vitin 2024. Njëherësh pranimin e njoftimit nga DRSHM-ja se nuk ka buxhet të planifikuar për këtë procedurë sipas shumës së tenderuar në vitin 2024 dhe se ky aktivitet i prokurimit do të tenderohet me vlera të tjera për vitin 2025”, thuhet në sqarim të MINT’it.

Ky tender parashihej t’i kushtonte buxhetit të shtetit në vlerë prej katër milionë eurove. Sasia e përafërt e grurit që parashihej të ruhej si rezervë shtetërore ishte 13,300-13,333 tonë.

Për këtë procedurë kishin aplikuar katër kompani, sipas arsyetimit të prokurimit të ministrisë del se ofertuesit e tjerë nuk i kishin përmbushur kërkesat për furnizim me grurë.

Në një nga kërkesat për sqarime nga operatorët ekonomik, nga autoriteti kontraktues kërkohet që të zgjatet afati i liferimit, i cili është vetëm 15 ditë.

“Duke marre parasysh qe sasia totale prej 13,333 toneve kërkon përdorimin e mbi 534 kamionëve , ky afat prej 15 ditëve duket shume i shkurtë për realizmin praktik te furnizimit, veçanërisht duke konsideruar kufizimet logjistike, kapacitetet e ngarkimit/shkarkimit dhe distancat e mundshme te transportit. A mund te konsideroni një rishikim te këtij afati për te mundësuar pjesëmarrje me efektive te operatoreve ekonomik? Ne si kompani propozojmë qe afati i liferimit te jete se paku 45 dite“, thuhet në kërkesën për sqarim.

“Provoja nga tenderi i vitit te kaluar : Duke iu referuar tenderit te vitit te kaluar për një sasi prej 15,000 toneve , i cili kishte një afat prej 10 ditësh dhe qe rezultoi i pasuksesshëm , a është marre parasysh kjo provoje për te përcaktuar një afat me realist për këtë për këtë tender? Nga përgjigja e vitit te kaluar nga autoriteti kontraktues se dëshiron te përfundoj brenda vitit pagesën, por edhe përmbylljen e kontratës, shtrohet pyetja se ku ishte autoriteti kontraktues gjate tere vitit , apo është me e favorshme te thuhet se nuk po ka kompani vendore te cilat po aplikojnë për furnizim , ku ne fakt pikërisht autoriteti kontraktues përmes kushteve te publikuara , pamundëson aplikimin e operatoreve ekonomik vendor“, vijon ankesa.

Në përgjigjen e MINT’it, thuhet se autoriteti kontraktues “ka planifikuar afatin e liferimit 15 ditë me qëllim të realizimit të kontratës brenda këtij viti fiskla përfshirë këtu edhe realizimin e pagesë“.

Lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore është intervistuar më herët nga Prokuroria Speciale ministrja e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari.

Në cilësinë e dëshmitarit për të njëjtën çështje për intervistim është ftuar edhe kryeministri Kurti, por që i njëjti po refuzon të shkojë. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në
Kryesore

Williams: Bukoshi përpiqej të krijonte një FARK, për rrjedhojë do mënjanonte UÇK-në

18/09/2025 - 13:39
Tahiri: Kuvendi nuk është konstituar ligjërisht, Osmani i është afruar Kurtit për vota
Kryesore

Tahiri: Kuvendi nuk është konstituar ligjërisht, Osmani i është afruar Kurtit për vota

18/09/2025 - 13:35
Para largimit, Trump dhe Melania në foto të përbashkët me familjen mbretërore britanike
Lajme

Para largimit, Trump dhe Melania në foto të përbashkët me familjen mbretërore britanike

18/09/2025 - 13:32
Fotoja me Demaçin detyron avokatin e Thaçit të tallet pak me prokurorin
Kryesore

Fotoja me Demaçin detyron avokatin e Thaçit të tallet pak me prokurorin

18/09/2025 - 13:25
Përfundon dëshmia e Paul Williams në Hagë, gjykimi vazhdon të hënën
Kryesore

Përfundon dëshmia e Paul Williams në Hagë, gjykimi vazhdon të hënën

18/09/2025 - 13:22
SHBA dhe BE sanksionojnë Kosovën gjatë qeverisjes Kurti: Opozitarët thirrje qytetarëve – “Mos e votoni VV-në”
Kryesore

SHBA dhe BE sanksionojnë Kosovën gjatë qeverisjes Kurti: Opozitarët thirrje qytetarëve – “Mos e votoni VV-në”

18/09/2025 - 13:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vjedhje e rëndë në Mitrovicë – vidhen pajisje të kompanisë “Lirigzoni” në vlerë rreth 100 mijë euro

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë