Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Anulohet tenderi për rezerva shtetërore të grurit, kompania e rekomanduar nga ministria e Hajdarit tërhiqet nga gara

20/01/2025 - 15:16
në Kryesore, Lajme
A A
Anulohet tenderi për rezerva shtetërore të grurit, kompania e rekomanduar nga ministria e Hajdarit tërhiqet nga gara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka anuluar tenderin me procedurë të hapur për furnizim me grurë për nevojë të rezervave shtetërore për vitin 2024.

Kjo, pasi që operatori i rekomanduar është tërhequr nga gara. Kështu thuhet në vendimin e lëshuar nga Zyra e Prokurimit të MINT’it, raporton Insajderi.

“Operatori ekonomik i rekomanduar është tërhequr dhe nuk ka mundur të përfundonte ky aktivitet i prokurimit për vitin 2024. Njëherësh pranimin e njoftimit nga DRSHM-ja se nuk ka buxhet të planifikuar për këtë procedurë sipas shumës së tenderuar në vitin 2024 dhe se ky aktivitet i prokurimit do të tenderohet me vlera të tjera për vitin 2025”, thuhet në sqarim të MINT’it.

Ky tender parashihej t’i kushtonte buxhetit të shtetit në vlerë prej katër milionë eurove. Sasia e përafërt e grurit që parashihej të ruhej si rezervë shtetërore ishte 13,300-13,333 tonë.

Për këtë procedurë kishin aplikuar katër kompani, sipas arsyetimit të prokurimit të ministrisë del se ofertuesit e tjerë nuk i kishin përmbushur kërkesat për furnizim me grurë.

Në një nga kërkesat për sqarime nga operatorët ekonomik, nga autoriteti kontraktues kërkohet që të zgjatet afati i liferimit, i cili është vetëm 15 ditë.

“Duke marre parasysh qe sasia totale prej 13,333 toneve kërkon përdorimin e mbi 534 kamionëve , ky afat prej 15 ditëve duket shume i shkurtë për realizmin praktik te furnizimit, veçanërisht duke konsideruar kufizimet logjistike, kapacitetet e ngarkimit/shkarkimit dhe distancat e mundshme te transportit. A mund te konsideroni një rishikim te këtij afati për te mundësuar pjesëmarrje me efektive te operatoreve ekonomik? Ne si kompani propozojmë qe afati i liferimit te jete se paku 45 dite“, thuhet në kërkesën për sqarim.

“Provoja nga tenderi i vitit te kaluar : Duke iu referuar tenderit te vitit te kaluar për një sasi prej 15,000 toneve , i cili kishte një afat prej 10 ditësh dhe qe rezultoi i pasuksesshëm , a është marre parasysh kjo provoje për te përcaktuar një afat me realist për këtë për këtë tender? Nga përgjigja e vitit te kaluar nga autoriteti kontraktues se dëshiron te përfundoj brenda vitit pagesën, por edhe përmbylljen e kontratës, shtrohet pyetja se ku ishte autoriteti kontraktues gjate tere vitit , apo është me e favorshme te thuhet se nuk po ka kompani vendore te cilat po aplikojnë për furnizim , ku ne fakt pikërisht autoriteti kontraktues përmes kushteve te publikuara , pamundëson aplikimin e operatoreve ekonomik vendor“, vijon ankesa.

Në përgjigjen e MINT’it, thuhet se autoriteti kontraktues “ka planifikuar afatin e liferimit 15 ditë me qëllim të realizimit të kontratës brenda këtij viti fiskla përfshirë këtu edhe realizimin e pagesë“.

Lidhur me keqpërdorimin e rezervave shtetërore është intervistuar më herët nga Prokuroria Speciale ministrja e këtij dikasteri, Rozeta Hajdari.

Në cilësinë e dëshmitarit për të njëjtën çështje për intervistim është ftuar edhe kryeministri Kurti, por që i njëjti po refuzon të shkojë. /Insajderi.org/

JU REKOMANDOJMË

Nagavci largohet me vrap, momenti kur deputetët e VV-së lënë Kuvendin në praninë e dhjetëra policëve specialë

Nagavci largohet me vrap, momenti kur deputetët e VV-së lënë Kuvendin në praninë e dhjetëra policëve specialë
05/10/2026 - 21:05

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është parë duke u larguar me vrap nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, pasi protestuesit kanë bllokuar hyrjen e...

Më shumëDetails

Hysni Gucati përfundon në QKUK

Hysni Gucati përfundon në QKUK
05/10/2026 - 20:39

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati ka përfunduar në Emergjencën e Prishtinës, pas përshkallëzimit të protestës. Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Gucati shihet duke dalë nga një...

Më shumëDetails

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi
05/10/2026 - 20:35

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është bashkuar protestuesve para objektit të Kuvendit të Kosovës. Haradinaj ka kritikuar mosvotimin e ndryshimeve në...

Më shumëDetails

Situata më e re në shesh: Ende ka protestues, policia vazhdon të gjuajë gaz lotsjellës

Situata më e re në shesh: Ende ka protestues, policia vazhdon të gjuajë gaz lotsjellës
05/10/2026 - 20:23

Protesta në Prishtinë për ndryshim-ligjin e Gjykatës Speciale ka eskaluar. Policia ka gjuajtur gaz lotsjellës, kështu situata eskaloi ku pati edhe përleshje, djegje të kontinierëve dhe ndihma e...

Më shumëDetails

Vazhdon protesta e tensionuar- përkeqësohet gjendja shëndetësore e disa protestuesve

Vazhdon protesta e tensionuar- përkeqësohet gjendja shëndetësore e disa protestuesve
05/10/2026 - 20:04

Është hedhur gaz lotsjellës gjatë protestës që po zhvillohet pranë Kuvendit të Kosovës. Gjendja shëndetësore e disa protestuesve është keqësuar. Derisa grupe të tjera të protestuesve nuk janë...

Më shumëDetails

Një vajzë dërgohet drejt Emergjencës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia

Një vajzë dërgohet drejt Emergjencës pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia
05/10/2026 - 19:48

Një vajzë është dërguar për Emergjencë pas hedhjes së gazit lotsjellës nga Policia e Kosovës, në drejtim të protestuesve. Policia e Kosovës ka filluar të hedh gaz lotsjellës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    935 Shpërndaje
    Shpërndaje 374 Tweet 234
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë