Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AP e KiE konfirmon heqjen nga rendi i ditës të kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit special

05/03/2025 - 16:06
në Kryesore, Lajme
A A
AP e KiE konfirmon heqjen nga rendi i ditës të kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit special
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

AP e KiE konfirmon heqjen nga rendi i ditës të kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit special

Lajme

Gazeta Express05/03/2025 14:20
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka konfirmuar për Gazetën Express se në hapjen e takimit të sotëm në Paris, Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë vendosi të heqë nga rendi kërkesën e Kuvendit të Kosovës për marrjen e statusit special.

“Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci të APKE-së vendosi të heqë nga rendi i ditës pikën 5: “Kërkesa për status të mysafirit special nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Më herët, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, që është pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës pranë Këshillit të Europës, ka thënë se sot në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci me kërkesë të kryetarit të Grupit të EPP, Pablo Hispán, u votua për shtyrjen e kërkesës së Kosovës për marrjen e statusit të mysafirit special në KiE.

Gjithashtu, Musli-Shoshi tha për Gazetën Express se kërkesa e Kosovës mund të hyjë sërish në rend ditë në prill.

Statusi i mysafirit special mund t’i jepet shteteve europiane që s’janë anëtare të organizatës dhe kërkesa e shtetit për t’u bërë mysafir special i drejtohet Kryetarit të Asamblesë Parlamentare nga Kryetari i parlamentit përkatës, në këtë rast të Kosovës.

Anëtarët e delegacioneve të mysafirëve speciale mund të ulen në Kuvendin e Asamblesë Parlamentare, por s’kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të flasin, por me autorizimin e Kryetarit të Asamblesë.

Po ashtu, ata mund t’i paraqesin kryetarit të komisionit propozime në lidhje me projekt-rendin e ditës të mbledhjeve të komisionit dhe propozime për amendamente në draft tekstet e shqyrtuara në këto mbledhje dhe ata mund të nënshkruajnë mocione për rezoluta dhe rekomandime dhe deklarata me shkrim.

Megjithatë, ato nuk do të merren parasysh për numrin e nënshkrimeve të kërkuara. Anëtarët e delegacioneve të ftuar të posaçëm mund të marrin pjesë në punën e grupeve politike sipas kushteve të vendosura nga grupet.

JU REKOMANDOJMË

Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
Lajme

Ndërprerja e dialogut nga SHBA me Kosovën, Hasani: Kupën e mbushi deklarata e Presidentes Osmani

17/09/2025 - 08:48
BE godet me prova të reja: Vajza e gruas së aleatit të Putinit nën sanksione për lidhje me Kremlinin dhe pasuri të dyshimta
Lajme

BE godet me prova të reja: Vajza e gruas së aleatit të Putinit nën sanksione për lidhje me Kremlinin dhe pasuri të dyshimta

17/09/2025 - 08:41
Ish-ambasadori holandez: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë
Kryesore

Ish-ambasadori holandez: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

17/09/2025 - 08:32
Ilir Deda: Çdo pushtet që e lufton median, humb!
Lajme

Dëshmia e Rubin, Deda: ShBA-të nuk lejojnë që angazhimi i tyre të njolloset

17/09/2025 - 08:15
Abazi me akuza në drejtim të pushtetit: Me kancer po bëhet fushatë elektorale – gërrdi
Lajme

“Më 12 tetor, Kurtit do i bien maskat”, Abazi: Ka dashur të manipulojë

17/09/2025 - 08:04
E turpshme: Bulliqi kërkon nga Hyseni në studio televizive që ta dëshmojë me foto se e ka vëllain invalid lufte
Lajme

E turpshme: Bulliqi kërkon nga Hyseni në studio televizive që ta dëshmojë me foto se e ka vëllain invalid lufte

17/09/2025 - 07:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Pra, duhet ta gjej një dhomë hoteli” – Rubin deshi që të përfundoj dëshminë sot, por nuk iu aprovua kërkesa

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Skandal me akuza për spiunazh – Kapiteni i Policisë, Agim Vitia, rezulton i pafajshëm, pritet kthimi i tij në punë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë