Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e mbulon pluhuri, shtete anëtare kërkojnë përparim në disa fusha, përfshirë Dialogun

06/11/2025 - 12:46
në Lajme
A A
Aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE e mbulon pluhuri, shtete anëtare kërkojnë përparim në disa fusha, përfshirë Dialogun
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Burime të Gazetës Express në Bruksel bëjnë me dije se ende s’ka pasur ndonjë zhvillim rreth aplikimit të Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat, ndonëse kanë kaluar gati tri vjet që kur kryeministri Albin Kurti ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin në dhjetorin e vitit 2022.

Kam frikë se nuk ka pasur zhvillime të mëtejshme në këtë drejtim”, ka thënë ky burim i Gazetës Express brenda BE-së.

Ky burim, ka përmendur vetëm dorëzimin e aplikimit të Kurtit më 15 dhjetor si veprimi i vetëm që ka ndodhur brenda këtyre tri viteve.

“Mund vetëm të konfirmoj se letra e atëherë kryeministrit Albin Kurti është dorëzuar më 15 dhjetor tek presidenca e Këshillit, në të cilin Kosova aplikon që të bëhet anëtare e BE-së”, ka shtuar tutje ky burim, duke theksuar se Presidenca e Këshillit duhet të merret tutje me dosjen e aplikimit të Kosovës.

Përgjatë kësaj periudhe tre vjeçare vetë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kanë bërë thirrje të vazhdueshme që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Kurti në vitin 2024 kishte thënë se Kosova duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat e t’i dorëzohet pyetësori, meqë Kosova s’ka alternativë tjetër pos BE-së, Derisa sipas presidentes Vjosa Osmani, Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe duhet t’i aprovohet statusi i vendit kandidat.

Megjithatë, ndryshe mendohet në Bruksel. Zyrtarë të shtetit danez që aktualisht drejton Presidencën e Këshillit konfirmojnë që Kosova duhet të bëjë progres të mëtejshëm në shumë fusha të rëndësishme. Ky është edhe qëndrim i shumë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

“Ashtu si të gjitha vendet aspirante, rruga e Kosovës drejt BE-së bazohet në kritere të qarta dhe një proces rigoroz, të bazuar në meritë. Si Presidencë, vërejmë se shumë Shtete Anëtare janë të etura të shohin përparim të mëtejshëm në fusha të rëndësishme nën udhëheqjen e qeverisë aktuale”, ka thënë një zyrtare e Presidencës Daneze për Gazetën Express.

Kjo zyrtare e Presidencës daneze tutje ka thënë se Komisioni është në dialog të ngushtë me përfaqësuesit e Kosovës, për atë se si duhet përparuar në një numër çështjes, përfshirë këtu edhe procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Komisioni është në dialog të ngushtë me përfaqësuesit e Kosovës se si të përparojë në një numër çështjesh. Për më tepër, një sërë shtetesh anëtare janë mjaft të përfshira në baza dypalëshe, duke përfshirë edhe ato që lidhen me dialogun Beograd-Prishtinë”, ka përfunduar kjo zyrtare e presidencës daneze për Gazetën Express.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 14 dhjetor të vitit 2022 kishin nënshkruan aplikimin e Kosovës për të marrë statusin e vendit kandidat.

Që atëherë, Kurti e Osmani në vazhdimësi kanë kërkuar që Kosovës t’i aprovohet aplikimi. Krerët e shtetit të Kosovës krahas me aprovimin e statusit të vendit kandidat, kanë kërkuar edhe heqjen e masave ndëshkuese të BE-së. Megjithatë në raportin e fundit të Progresit që iu është dorëzuar Osmanit dhe Kurtit, bëhet me dije se një gjë e tillë do të ndodh në momentin kur të ndodh trasnferimi i pushtetit lokal në Veri të vendit.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është mosha e dy vëllezërve që dyshohet se janë vrarë në Malishevë
Kryesore

EMRI: Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gollubovc të Malishevës

06/11/2025 - 14:23
Lushi: Albin Kurti dhe VV-ja po punojnë me ngulm të prishin familjen
Lajme

Letra e Kurtit për Trendafilovën, Lushi: Është farsë dhe tallëse, kryeministri vepron e nuk shkruan letra

06/11/2025 - 14:16
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës
Kryesore

Rrëqethëse: Dy vëllezërit që u vranë nga dhëndrri dyshohet se janë mërgimtarë, kishin ardhur në të pamë për babanë

06/11/2025 - 14:14
Bajrami i reagon Muratit: 46 ditë mbajte buxhetin e Prishtinës në sirtar
Ekonomi

Bajrami i reagon Muratit: 46 ditë mbajte buxhetin e Prishtinës në sirtar

06/11/2025 - 14:10
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës
Lajme

Pamje nga vendi i ngjarjes, ku dhëndri vrau dy vëllezërit në fshatin Golluboc të Malishevës

06/11/2025 - 14:07
Kjo është mosha e dy vëllezërve që dyshohet se janë vrarë në Malishevë
Kryesore

Policia jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

06/11/2025 - 14:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

    Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Kërquki: Hashim Thaçit iu vendosën prangat në zyre kur u arrestua nga Specialja

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Moralisht s’mund të jetë kryeministër nëse s’garanton”, deklarata e Lushtakut disa muaj para se Kurti të çonte letër në Hagë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A do ta votonte LDK-ja Osmanin për një mandat të dytë si Presidente – flet Abdixhiku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë