Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri

05/11/2025 - 17:34
në Kryesore, Lajme
A A
Afërsia e dy policëve të Kosovës me mitrovicasin Valdet Zeqiri që u hetua për kontrabandë në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një fotografi e publikuar në rrjete sociale shpërfaq afërsi mes dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Valdet Zeqirit, i akuzuar për kalim të kufirit në mënyrë ilegale dhe i hetuar për kontrabandë e tregti të ndaluar në veri.

KALLXO.com ka arritur që të sigurojë një fotografi që ishte publikuar nga Valdet Zeqiri në “Instagram”, e më pas është rishpërndarë nga polici Arian Mecinaj në të njëjtin rrjet social.

Në fotografi shihen dy policët Arian Mecinaj, Alban Nura bashkë me Valdet Zeqirin duke udhëtuar brenda një veture. Dy policët janë shoqëruar në veturë me një person i cili është i akuzuar, edhe ishte hetuar për kontrabandë e tregti të ndaluar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Valdet Zeqiri është familjar i Besim Zeqirit, i njohur si “Kaça”, njërit prej të dyshuarve kryesorë në rrjetin e kontrabandës së veriut. Besim Zeqiri është i njohur si ‘bosi i kontrabandës’ në veri të vendit dhe është i njohur për policinë, pasi nga këta të fundit disa herë kishte qenë në kërkim.

Besim Zeqiri ishte shpallur në kërkim edhe në tetor të vitit 2021 nga Policia e Kosovës në lidhje me aksionin kundër kontrabandës që ishte zhvilluar nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me policinë, në njërën nga barnatoret që ishte në pronësi të ish-partneres së tij.

Zeqiri i njohur si “Kaça”, ishte hetuar në disa raste të kontrabandës ndërsa ish-partnerja e tij, Gordana Mihajloviq, ishte pronare e një rrjeti ilegal të barnatoreve në veri.

Por përveç “Kaçës”, i njohur si bosi i kontrabandës në veri të vendit, edhe nipi i tij Valdet Zeqiri, ishte subjekt i hetimeve për kontrabandë e madje ka aktakuzë për kalim ilegal të kufirit.

Të dhënat e siguara nga KALLXO.com tregojnë që Valdet Zeqiri, personi shihet në fotografi duke i vozitur dy policët, Mecinaj dhe Nura, figuron me raste në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria e Mitrovicës ka konfirmuar tri raste penale të hapura ndaj Zeqirit.

“Në njërin rast të zgjidhur, personi është akuzuar për veprat penale nga neni 140, ndërsa në rastin tjetër të zgjidhur akuzohet për veprat penale në bazë të Kodit Penal nga neni, 299, 300, 311, 272 dhe 313”- thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Mitrovicës më 15.09.2025.

Pra në bazë të përgjigjes së Prokurorisë së Mitrovicës, del që Valdet Zeqiri është i akuzuar për kalim të kufirit në mënyrë ilegale, ndërsa është hetuar edhe për tregti të ndaluar, prodhim të ndaluar, kontrabandim të mallrave, kultivim të narkotikut e vjedhje, vepra penale këto që janë të përmendura në dy lëndë.

Për ta sqaruar fotografinë, KALLXO.com ka tentuar ta kontaktojë Valdet Zeqirin në disa numra të telefonit por i njëjti ka qenë i paqasshëm. KALLXO.com ka tentuar ta kontaktojë atë edhe përmes xhaxhait të tij, Besim Zeqiri – “Kaça”.

Në njërën nga telefonatat me Besim Zeqirin, ai kërkoi të dijë se pse KALLXO.com po tenton të flas me nipin e tij ndërsa nuk u deklarua në lidhje me fotografinë.

Pasi ishte konsultuar edhe me Valdetin, Besim Zeqiri njoftoi KALLXO.com se nipi i tij nuk dëshiron të flas për ekipin dhe të sqarojë situatën ndërsa shtoi se nuk kanë ndonjë avokat me të cilin mund të bisedojmë për rastin.

Për të marrë edhe versionin e zyrtarëve policorë, KALLXO.com ka rënë në kontakt me njërin nga policët, Arian Mecinaj. Ai nuk e bëri problematike shpërndarjen e fotografisë me personin e akuzuar për kalim të kufirit në mënyrë ilegale e që ishte hetuar edhe për kontrabandë.

“E lexova mesazhin, Alban Nura (polici tjetër në fotografi) jeton në Shupkovc, Valdet Zeqiri jeton po ashtu në Shupkovc me një lagje. Alban Nura ka qenë në të njëjtën shkollë me Valdet Zeqirin, po po njihen, kojshi ma saktë kojshi. Unë me Albanin njihem edhe para se me nisë punën në polici. Në foton e djehit po besoj e keni pa që jemi kanë të veshur me këmisha të bardha, kemi qenë duke shkuar në një dasëm te një shok i përbashkët i të treve. Ajo pjesa çka ke shënu, unë nuk merrem me atë pjesë, unë muj me u marrë veç me pjesën jashtë punës dhe jashtë detyrës”- ka thënë për KALLXO.com përmes telefonit polici Arian Mecinaj.

Ai mohoi të ketë ndonjë afërsi me Valdet Zeqirin përveç njohjes në shkollë.

“Për një familjar të tij kam dëgju për të tija jo, s’kam dëgju. Jo, nuk jam në dijeni për këtë rast. (Për rastin e kërcënimit të policit). Nuk kam asi lloj afërsie që me bisedu gjithçka me të por kur kemi ndonjë aheng të përbashkët, të bjen rasti ashtu por përndryshe nuk kam ndonjë afërsi me bo llaf me të apo me thanë me u endë qysh e përdorim ne me u endë mes vete, ka qëllu dasma e shokut tonë, shok i përbashkët i të treve prandaj edhe jemi me një veturë”- ka shtuar Mecinaj.

Me policin tjetër, Alban Nura, KALLXO.com nuk ka arritur që të kontaktojë direkt por ka kërkuar nga ana e Policisë së Kosovës, që pyetjet t’u dërgohen të dy zyrtarëve policorë, Alban Nura e Arian Mecinaj, për të marrë versionin e tyre.

KALLXO.com ka kërkuar nga Zyra për Informim e Mitrovicës përgjigje që nga 15.09.2025. Të njëjtit janë përgjigjur më shumë se një muaj më vonë. Zyra për informim e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, në një përgjigje për KALLXO.com më 25.10.2025 ka arsyetuar zyrtarët e saj se ishin duke shkuar me një dasëm me Valdet Zeqirin.

“Pas verifikimeve dhe informacioneve të siguruara nga zyrtarët policorë, ju sqarojmë se zyrtarët e parë në foto me personin në fjalë, ka qenë një rastësi gjatë pjesëmarrjes së tyre në një aheng/dasmë jashtë detyrës zyrtare, ku ka qenë i pranishëm edhe personi në fjalë”- thuhet në përgjigjen e DPP-së drejtuar KALLXO.com.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka qenë cak i hetimeve për lidhjet me grupet e dyshuara të kontrabandës në veri.

Kujtojmë se në një operacion të gjerë, i cili ishte realizuar në vitin 2019, mbi 20 zyrtarë policorë serbë e shqiptarë ishin arrestuar për përfshirje dhe lidhje me rrjetet e kontrabandës.

Arrestimet erdhën pas transmetimit të hulumtimit për rrjetet e kontrabandës në veri të vendit. Po i njëjti hulumtim tregonte për transportin e mallrave nga Serbia për në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Ekipi i KALLXO.com kishte filmuar ekskluzivisht pamjet nga kamionët e mbushur me kontrabandë që qarkullonin para syve të Policisë.

Në po të njëjtin hulumtim tregoheshin edhe çmimet e naftës në Zubin Potok dhe blerësit e saj dhe format se si mund të kontaktohen familjarë të eprorëve policorë të cilët shoqëronin kontrabandën.

JU REKOMANDOJMË

Lekaj: LVV nuk po bashkëpunon me partitë, po e mban bllokuar formimin e institucioneve

Lekaj: Tronditëse të shohim se si veprimet e pamatura të Albin Kurtit e kanë shtyrë aleatin tonë të reagojë kaq ashpër!
01/07/2026 - 18:29

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon, siç tha ai, të njëjtën qasje politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit....

Më shumëDetails

Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara
01/07/2026 - 18:09

Gjykata Komerciale e Kosovës ka refuzuar ankesën e kompanisë “Viva Fresh” dhe ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konstatuar se kompania ka shkelur markën...

Më shumëDetails

Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit
01/07/2026 - 17:44

Në fillim të muajit qershor në disa media ishte publikuar një artikull promovues me “A po ndikon EuroKos Petrol drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të derivateve në Kosovë?”,...

Më shumëDetails

Familja e Lirim Ruhanit që u gjet sot i pajetë në Batllavë del me njoftim mortor

Ky është i riu Lirim Ruhani, i cili humbi jetën në Liqenin e Batllavës
01/07/2026 - 17:32

Familja e 25 vjeçarit Lirim Ruhani, që u gjet sot i pajetë në Liqenin e Batllavës, kanë dalë me njoftim mortor lidhur me rastin tragjik të djalit të...

Më shumëDetails

Çifti nga Skenderaj që ishin ushtarë të UÇK-së: Sot, vajza e tyre, Arta, po detyrohet ta braktisë vendin për lirinë e të cilit prindërit e saj ishin të gatshëm të vdisnin

Çifti nga Skenderaj që ishin ushtarë të UÇK-së: Sot, vajza e tyre, Arta, po detyrohet ta braktisë vendin për lirinë e të cilit prindërit e saj ishin të gatshëm të vdisnin
01/07/2026 - 17:10

Çifti Lani nga Llausha e Skenderajt, ish-ushtarë të UÇK-së kanë ndarë një rrëfim prekës, teksa kanë përcjellë vajzën e tyre, Artën, në mërgim, për shkak të mungesës së...

Më shumëDetails

Pritet të humbasin 40 milionë euro nga BE’ja, Zulfaj: Bllokada në Kuvend la pa përmbushur gjashtë reforma të Planit të Rritjes

Pritet të humbasin 40 milionë euro nga BE’ja, Zulfaj: Bllokada në Kuvend la pa përmbushur gjashtë reforma të Planit të Rritjes
01/07/2026 - 17:07

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian dhe Koordinatori Kombëtar për Instrumentin për Reforma dhe Rritje, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se Kosova nuk ka arritur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Olta Gixhari shfaqet e zhveshur në jaht

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Aksioni i madh i policisë, kështu funksionoi skema e mashtrimit nga Shqipëria në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë