Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave ruse

15/11/2024 - 12:57
në Tech
A A
Apple raportohet se ka larguar podkastet e mediave ruse
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se ka larguar apo fshehur disa podkaste në gjuhën ruse që ishin prodhuar nga gazetarë të pavarur.

Agjencia e lajmeve, Mediazona, raportoi më 14 nëntor se episodet e reja të radiostacionit online Ekho Moskvy dhe medias hulumtuese, The Insider, më nuk ishin të qasshme brenda Rusisë. Podkasti i Shërbimit në gjuhën ruse të BBC-së po ashtu duket se është prekur.

Episodet më të vjetra se një javë janë ende të qasshme, raportoi Mediazona, teksa të gjithë përdoruesit jashtë Rusisë ende kanë qasje në të gjitha episodet.

Apple ende nuk ka reaguar për këto raportime. Kjo kompani po ashtu ka larguar apo bllokuar qasjen në disa VPN dhe në disa aplikacione brenda Rusisë. Current Time i Radios Evropa e Lirë ishte në mesin e mediave që janë larguar. Këto largime Apple i bëri pas kërkesës së rregullatorit rus të mediave, Roskomnadzor.

Në vitet e fundit, autoritetet ruse kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të vendosur rregulla më të ashpra dhe për të kontrolluar përmbajtjen në internetin në gjuhën ruse, që njihet edhe si RuNet. Platformat sikurse X apo Facebook janë penguar ose ngadalësuar në të kaluarën. Ekspertët besojnë se këto janë teste nga rregullatorët për të filtruar përmbajtjen ose për të ridrejtuar përdoruesit rusë.

Platforma për video, YouTube, që është në pronësi të Google, gjerësisht nuk është prekur nga rregullatorët. Por, kjo platformë ka pasur një ngadalësim.

Disa zyrtarë ua kanë lënë fajin pajisjeve të vjetruara që gjenden në Rusi, pajisje që Google nuk ka mundur t’i mirëmbajë për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura kundër Moskës.

Të tjerët kanë thënë se “degradimi” është i qëllimshëm dhe ka për synim që të ngadalësojë qasjen në platformë në mënyrë që të zemërojë përdoruesit, në përpjekje që t’i shtyjë ata të përdorin alternativa ruse, që janë më të kontrolluara nga shteti.

Më 14 nëntor, monitoruesit e internetit raportuan se YouTube brenda Rusisë duket se i është rikthyer shpejtësisë normale dhe në të ka qasje të plotë në gjithë Rusinë.

Nuk ishte menjëherë e qartë pse, por Karen Shakhnazarov, regjisor rus që udhëheq një nga kompanitë më të famshme të filmit në Rusi, gjatë një emisioni në një televizion publik tha se e kishte ngritur çështjen e shpejtësisë së YouTube gjatë një takimi që kishte pasur një ditë më herët me presidentin rus, Vladimir Putin.

Putin “më dëgjoi dhe tha se do të shikojë se çfarë po ndodh me këtë çështje”, tha Shakhnazarov.

Përpjekjet e tjera të rregullatorëve për të kontrolluar RutNet përfshijnë instalimin e pajisjeve të sofistikuara për monitorim, presionin e madh ndaj kompanive të mëdha të internetit duke i detyruar që t’i shesin firmat dhe kërkesat ndaj gjigantëve të teknologjisë që në serverët e tyre të kenë qasje rregullatorët.

JU REKOMANDOJMË

WhatsApp teston një dizajn të ri për Android, ja se çfarë do të ndryshojë!

WhatsApp-i nën mbikëqyrje të rreptë nga BE-ja
03/10/2026 - 12:26

Sipas informacioneve nga versioni beta i WhatsApp-it, kompania aktualisht po eksperimenton me një dizajn të ri të shiritit të navigimit. Versionet e paraqitura janë ende në fazat e...

Më shumëDetails

Ora e Zuckerberg kushton miliona në ankand, krijuesi është shqiptar

Ora e Zuckerberg kushton miliona në ankand, krijuesi është shqiptar
03/10/2026 - 11:23

Një pyetje mbi orën që kishte zgjedhur të mbante në dorë i dha Mark Zuckerberg mundësinë të fliste për një prej emrave më të rrallë të orëndreqjes moderne....

Më shumëDetails

WhatsApp-i sjell një ndryshim të ri në navigim, ja çfarë po testohet

WhatsApp-i sjell një ndryshim të ri në navigim, ja çfarë po testohet
30/09/2026 - 13:26

WhatsApp-i po përgatit ndryshime në pamjen e aplikacionit për Android, me fokus te shiriti i navigimit dhe mënyra se si do të shfaqet Meta AI. Ndryshimet janë zbuluar...

Më shumëDetails

Facebook përballet me gjobë deri në 10.5 miliardë dollarë

Facebook përballet me gjobë deri në 10.5 miliardë dollarë
26/09/2026 - 15:08

Një juri në New Mexico ka vendosur se Facebook mashtroi rreth 2.1 milionë banorë lidhur me përdorimin e të dhënave të tyre personale. Vendimi i jurisë në Santa...

Më shumëDetails

YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë

YouTube refuzon marrëveshjen e Metës për sigurinë e fëmijëve: Kemi mekanizmat tanë
26/09/2026 - 11:45

Drejtori ekzekutiv i YouTube, Neil Mohan, ka hedhur poshtë mundësinë që platforma t’i bashkohet marrëveshjes shumë-miliardëshe të Meta-s për sigurinë e fëmijëve në internet, duke argumentuar se kompania...

Më shumëDetails

Alarm në Australi: Agjenti i OpenAI-së hakon skemën shtetërore të kujdesit shëndetësor

Alarm në Australi: Agjenti i OpenAI-së hakon skemën shtetërore të kujdesit shëndetësor
24/09/2026 - 11:41

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, thotë se një agjent i inteligjencës artificiale, i zhvilluar nga OpenAI, “infiltroi” një portal statistikor në një faqe interneti të qeverisë australiane. Sipas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    988 Shpërndaje
    Shpërndaje 395 Tweet 247
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë