Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka publikuar një video ku flet rreth anëtarësimit në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), shkruan Mitropol.
Gjatë video-mesazhit të saj ajo ka përgëzuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim, mirëpo e ka ngatërruar duke thënë Agjencia e Akredimit të Kosovës.
Nagavci ka thënë se me këtë anëtarësim diplomat e studentëve të Kosovës do të njihen më lehtë jashtë Kosovës.