Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arbitrat kosovarë vazhdojnë të prezantohen në nivel më të lartë se klubet

22/10/2024 - 19:43
në Sport
A A
Arbitrat kosovarë vazhdojnë të prezantohen në nivel më të lartë se klubet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ekip prej pesë gjyqtarësh kosovarë të futbollit, që drejtohet nga Genc Nuza, të enjten do të angazhohet për të ndarë drejtësi në fushën e stadiumit “Stockholm Arena” në Suedi. Në fushë do të jenë lojtarët e Djurgardenit suedez dhe skuadrës Vitoria nga Portugalia.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, i takon xhiros së dytë të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.

Liga e Konferencës është “vetëm” niveli i tretë i garave kontinentale për klube të futbollit. Faza e grupeve, në të cilën Ballkani u paraqit dy herë rresht, prej këtij edicioni është zëvendësuar me fazë të ligës. Janë 36 skuadra në këtë fazë, por asnjëra prej tyre nga Kosova.

Ndërkohë që gjyqtarët kosovarë delegohen për të drejtuar ndeshje, që do të thotë se paraqiten në nivel më të lartë se klubet kosovare. Kjo në fakt nuk është diçka e re. Edhe në edicionet e kaluara, dhe jo vetëm në futboll, gjyqtarët janë paraqitur në nivele më të larta se klubet.

Nuza do të asistohet nga Edmond Zeqiri e Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt është Ilir Mehmeti, ndërsa asistent në VAR është Dardan Çaka.

Në arenën evropiane po depërtojnë gradualisht edhe gjyqtaret kosovare të futbollit. FFK-ja njoftoi të martën që Rita Vehapi si gjyqtare kryesore dhe Fitore Govori, si asistente, janë deleguar për ndeshjet e futbollisteve U17, Greqi – Finlandë dhe Finlandë – Bjellorusi që zhvillohen në Norvegji dhe u takojnë kualifikimeve për Evropian.

Federata e Hendbollit e Kosovës vetëm në fundjavën e fundit është prezantuar me dy çifte gjyqtarësh në gara evropiane. Me gjyqtarë e delegatë do të prezantohet edhe në fundjavën e ardhshme.

Madje Sherif Xhema e Besfort Jahja kanë drejtuar të dielën ndeshje në fazën grupore të Ligës së Kampionëve për hendbolliste. Në Gjermani, Xhema e Jahja drejtuan takimin mes Ludwigsburgut dhe Esbjergut danez.

Championsi është ende shumë larg klubeve kosovare të hendbollit. Klubet kosovare paraqiten në Kupën Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale. Në të kaluarën janë paraqitur edhe në nivelin e dytë, por janë eliminuar menjëherë. Ndërkohë në Champions, që është gara elitare, janë paraqitur vetëm gjyqtarët.

“Federata e Hendbollit e Kosovës ka arritur tjetër sukses të rëndësishëm në fundjavë. Çifti Xhema – Jahja, të dielën drejtoi ndeshjen e fazës grupore të Ligës së Kampionëve te hendbollistet. Xhema e Jahja për herë të parë kanë drejtuar ndeshje në Champions dhe e kanë menaxhuar sfidën me sukses të plotë”, ka shkruar FHK-ja.

Erdoan e Arsim Vitaku ishin të deleguar në një ndeshje të Kupës Evropiane për hendbollistë.

Në basketboll, Faton Kurshumlija është caktuar delegat në dy ndeshje të FIBA Europe Cup, ku paraqitet edhe Trepça.

Ndërkohë, arbitri Xhelal Mumini do të jetë i angazhuar në ndeshjen e basketbollisteve mes Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, që zhvillohet më 7 nëntor dhe u takon kualifikimeve për Eurobasket. Kosova nuk është pjesë e këtyre kualifikimeve. Mumini është i deleguar edhe në dy ndeshje të FIBA Europe Cup për basketbolliste, ku Kosova po ashtu nuk ka skuadër përfaqësuese.

Javën e kaluar në CEV Challenge Cup në volejboll për femra debutoi gjyqtari nga Kosova, Burim Zymeri. Ai drejtoi ndeshjen mes CSKA Sofjes dhe Panathinaikosit. Kosova nuk prezantohet në gara evropiane në volejboll me skuadra.

“Zymeri, i cili sapo ka marrë thirrjen si gjyqtar ndërkombëtar, drejtoi këtë sfidë në partneritet me gjyqtarin shqiptar, Enri Zenullari, duke shfaqur profesionalizëm dhe saktësi të lartë”, ka shkruar FVK-ja.

Istref Elezaj, po ashtu ishte i deleguar në CEV Challenge Cup.

Në të vërtetë për gjyqtarët dhe delegatët mundësitë janë dukshëm më të mëdha se për klubet. Federatat evropiane kujdesen për përfaqësim të thuajse të gjitha federatave të tyre nacionale. Delegimi në nivel më të lartë jo domosdoshmërisht nënkupton që gjyqtarët kanë nivel më të lartë se klubet e sportistët kosovarë.

JU REKOMANDOJMË

Finale e pabarabartë, PSG e shënon edhe golin e katërt
Sport

Finale e pabarabartë, PSG e shënon edhe golin e katërt

31/05/2025 - 22:41
HAAAKIMIIIIII! Zhurmon ‘krisma’ e parë në Mynih, PSG në avantazh ndaj Inter në finalen e madhe
Sport

HAAAKIMIIIIII! Zhurmon ‘krisma’ e parë në Mynih, PSG në avantazh ndaj Inter në finalen e madhe

31/05/2025 - 21:18
PSG – Inter, publikohen formacionet zyrtare
Sport

PSG – Inter, publikohen formacionet zyrtare

31/05/2025 - 20:16
“Merrni gjygymat pini çaj se pa Llapin nuk ka Superligë”, Batatina tallet keq me Fc Vushtrria
Lajme

“Merrni gjygymat pini çaj se pa Llapin nuk ka Superligë”, Batatina tallet keq me Fc Vushtrria

31/05/2025 - 19:50
“Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë
Kryesore

“Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

31/05/2025 - 19:46
Penalltitë e shpëtojnë Llapin, mbetet në Superligë
Sport

Penalltitë e shpëtojnë Llapin, mbetet në Superligë

31/05/2025 - 19:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    “Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Juristja me format shpërthyese që punon menaxhere në market, pjesë e “Supernova” në Klan Kosova (VIDEO)

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, kaq vite mbushi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Veselinoviç flet para duelit Shqipëri-Serbi: Shumicën e biletave i kanë blerë shqiptarët nga Kosova, të cilët janë shumë të …

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia jep detaje për arrestimin Nexhat Behlulit, kërkoi eliminimin e gazetarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë