Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ardhja e diasporës: Javën e kaluar në Kosovë kanë hyrë 374 mijë qytetarë, veç në fundjavë mbi 200 mijë

24/12/2025 - 16:18
në Kryesore, Lajme
A A
Kaq janë pritjet për të dalë nga Merdara dhe Dheu i Bardhë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë së Kosovës, të nxjerra nga Sistemi i Menaxhimit të Integruar dhe raportimet e pranuara nga rajonet përkatëse, për një javë janë regjistruar gjithsej 374 mijë e 864 hyrje të qytetarëve në Republikën e Kosovës përmes pikëkalimeve kufitare tokësore dhe ajrore.

Me ardhjen e diasporës në Kosovë, është rritur edhe fluksi i hyrjeve, me intensitet më të madh në ditët e fundit të javës.

Nga Policia e Kosovës në një përgjigjje për Gazetën Online Reporteri.net kanë thënë se kulmi i hyrjeve është shënuar gjatë vikendit, ditët – premte, shtunë, diel – ku në Kosovë kanë hyrë 213 mijë e 751 qytetarë.

Më 15 dhe 16 dhjetor 2025 janë regjistruar 74 mijë e 560 qytetarë që kanë hyrë në Kosovë, duke vazhduar me një rritje progresive nga dita në ditë.

Më 17 dhjetor kanë hyrë 39 mijë e 920, ndërsa më 18 dhjetor janë evidentuar mbi 46 mijë e 633 hyrje.

Krahas festave të fundvitit, Kosova mban zgjedhjet nacionale më 28 dhjetor, gjë që ka shtuar edhe më shumë numrin e qytetarëve nga diaspora të ardhur në Kosovë. Se ka numër të madh e tregonin edhe pritjet e gjata në pikat kufitare në hyrje të Kosovës, ku Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar raportonte gjatë kësaj jave për kolona të gjata e pritje disa-orëshe.

Sipas të njëjtave të dhëna zyrtare të Policisë së Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net, gjatë periudhës 15–21 dhjetor 2025 janë regjistruar gjithsej 254,661 dalje të qytetarëve nga Republika e Kosovës përmes pikëkalimeve kufitare tokësore dhe ajrore.

Të dhënat tregojnë se numri i daljeve ka qenë më i ulët krahasuar me hyrjet në periudhën e njëjtë.

Më 15 dhe 16 dhjetor 2025 janë evidentuar gjithsej 64 mijë e 402 qytetarë në dalje, ndërsa më 17 dhe 18 dhjetor janë regjistruar përkatësisht 34 mijë e 391 dhe 34 mijë e 721 qytetarë në dalje.

Fluksi më i lartë i daljeve është shënuar më 21 dhjetor 2025, kur nga Kosova kanë dalë 44 mijë e 629 qytetarë, ndërsa një ditë më herët, më 20 dhjetor, janë regjistruar në dalje 37 mijë e 124 qytetarë.

JU REKOMANDOJMË

Kryesore

FSK pajiset me sistemin raketor antitank Panzerfaust 3, Kurti: Investimi në mbrojtje është investim për paqen

24/12/2025 - 16:58
Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja
Lajme

Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja

24/12/2025 - 16:45
Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më parë
Lajme

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më parë

24/12/2025 - 16:35
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza në Malishevë: Do ta themelojmë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës

24/12/2025 - 16:07
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
Lajme

Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor

24/12/2025 - 15:48
Komandanti i KFOR’it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon
Kryesore

Komandanti i KFOR’it pret shefin e ushtrisë shqiptare, flasin për sigurinë në Kosovë e rajon

24/12/2025 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë