Kreu i AAK-së, Ardian Gjini, u shpreh i ashpër me partinë në pushtet, duke thënë se refuzimi i gasit amerikan, mosndertimi i autostradave në Kosovë dhe çështje të tjera, janë arsye për “të shkuar në shtëpi” qeveria Kurti.
“As me bo autostradën e Gjilanit, as termocentral me gas, as me nda buxhet për Prishtinën, as autostradat e Podujevës, Mitrovicës, Gjakovës, as Pejës, çka me i thanë. Ne po ta bëjmë kuorumin a? Shko more në shtëpi, ik atje…”, u shpreh Gjini në Pressing.
“Nuk janë këto lojëra, jemi duke folë për çështje serioze”, shtoi Gjini.











