Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini nga partia e AAK’së, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të vitit 2021 kishte premtuar realizimin e 35 projekteve nëse do të fitonte edhe një mandat qeverisës. Mirëpo, katër vite më vonë, ai ka dështuar t’i përmbushë 8 prej tyre.
Gjatë fushatës zgjedhore, Gjini, si kandidat për kryetar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kishte bërë gjithsej 35 premtime në programin e tij elektoral.
Sipas hulumtimit të publikuar nga Instituti GAP, nga këto premtime vetëm 19 janë realizuar, 5 janë në gjysmë të përmbushura, 3kanë filluar, ndërsa 8 premtime nuk kanë nisur fare.
Ardian Gjini në garë për mandatin e tretë, pa i realizuar premtimet e mandatit të dytë – Insajderi – gapa
Insajderi iu sjell 8 premtimet e Gjinit, që janë nga fusha e bujqësisë, infrastrukturës, kulturës, shërbimeve publike, sportit e urbanizmit, realizimi i të cilave nuk ka filluar.
Bujqësi:
1.Lidhja e tregjeve të qytetit me pikat grumbulluese të produkteve bujqësore
Infrastrukturë:
1.Funksionalizimi i linjës hekurudhore në Gjakovë
Kulturë:
1.Investime në zbulime të zonave të reja arkeologjike
Shërbime publike:
1.Vendosja e dyerve të blinduara dhe interfonëve në të gjitha banesat kolektive
2.Objekti i vjetër i administratës komunale do t’i kalojë në menaxhim qendrës rinore
Kulturë:
1.Përfundimi i fushës profesionale të atletikës
2.Ndërtimi i pishinës olimpike
Urbanizëm:
1.Funksionalizimi i kompanisë publike “Artitekti i qytetit”.
Gazeta Insajderi para rreth dy muajve ka dërguar pyetje te Kryetari Ardian Gjini në lidhje me arsyet e mosrealizimit të projekteve, por përkundër kësaj, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Ardian Gjini mban postin e kryetarit të Gjakovës që nga viti 2017 dhe synon të marrë mandatin e tretë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.insajderi