Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ardian Gjini: Të hiqet testi i arritshmërisë, streson nxënësit dhe nuk ka rezultate reale

07/07/2026 - 17:38
në Lajme
A A
Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kërkuar heqjen e Testit të Arritshmërisë, duke vlerësuar se ai ka dështuar ta përmbushë qëllimin për të cilin është krijuar dhe se nuk jep një pasqyrë reale të cilësisë së arsimit në vend.

Përmes profilit zyrtar në Facebook, Gjini tha se Testi i Arritshmërisë është konceptuar si një instrument për të matur performancën e sistemit arsimor, e jo për t’i testuar individualisht nxënësit.

Sipas tij, mënyra se si zhvillohet testi prej vitesh vetëm sa rrit presionin mbi nxënësit dhe prindërit, duke krijuar një situatë të padrejtë mes atyre që i nënshtrohen rregullave dhe atyre që arrijnë rezultate përmes kopjimit.

“Testi është duke dështuar tash e sa vite, sepse është mekanizëm që streson fëmijët dhe prindërit, i streson ata nxënës që dinë e nuk kopjojnë, ndërsa në të njëjtën kohë i faktorizon ata që nuk dinë dhe kopjojnë”, është shprehur Gjini.

Ai ka theksuar se testi nuk prodhon rezultate reale për nivelin e dijes dhe cilësinë e arsimit, por krijon statistika të rreme.

“Ky test është falsifikim i plotë”, ka deklaruar ai.

Gjini ka përmendur edhe rezultatet e këtij viti, duke theksuar se shkalla e arritshmërisë ka rënë në 48.35 për qind, çka sipas tij dëshmon edhe një herë se ky mekanizëm nuk po e përmbush funksionin e vet.

Në përfundim, kryetari i Aleancës ka kërkuar që Testi i Arritshmërisë të hiqet sa më shpejt dhe të zëvendësohet me forma të tjera vlerësimi që matin në mënyrë të besueshme cilësinë e sistemit arsimor.

“Ky test duhet të hiqet krejt, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos përsëritet më, sepse nuk prodhon asnjë rezultat pozitiv”, ka përfunduar Gjini.

 

JU REKOMANDOJMË

Tafë Çeku: “Nuk e helmoj popullin tim”, pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave

Tafë Çeku: “Nuk e helmoj popullin tim”, pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave
07/07/2026 - 18:28

Për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që kanë ngritur dyshime se qumështi nuk është 100 për qind natyral, Tafë Çeku përmes një lidhje dirkte në emisionin “Kosova Live”...

Më shumëDetails

OBSH paralajmëron Evropën- Një tjetër valë e të nxehtit po afrohet, temperaturat pritet të arrijnë 43°C

OBSH paralajmëron Evropën- Një tjetër valë e të nxehtit po afrohet, temperaturat pritet të arrijnë 43°C
07/07/2026 - 18:11

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH paralajmëroi se Evropa mund të përballet me “javë më vdekjeprurëse”, me një tjetër valë të nxehtë intensive që po formohet mbi Atlantik. Temperaturat...

Më shumëDetails

Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër

Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër
07/07/2026 - 17:58

Procedurat ankimore përfunduan dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit mund të certifikohen, dhe me gjasë kjo do të bëhet qysh nesër në një mbledhje të...

Më shumëDetails

Sulmi në KKZ/ Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit

Sulmi në KKZ/ Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit
07/07/2026 - 17:50

Gjykata e Apelit ka marrë vendim përmes të cilit ia ka zbutur dënimin Dejan Pantiqit nga 2 në 1 vit burgim lidhur me akuzën për sulmin terrorist ndaj...

Më shumëDetails

Erdogan pret lajme të mira për blerjen e avionëve amerikanë: Trump gjithmonë e ka mbajtur fjalën

Erdogan pret lajme të mira për blerjen e avionëve amerikanë: Trump gjithmonë e ka mbajtur fjalën
07/07/2026 - 17:30

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet sot se beson se një marrëveshje është afër për blerjen nga Ankaraja të avionëve luftarakë amerikanë F-35 dhe motorëve të...

Më shumëDetails

Kajtazi për Kurtin: Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet në Greqi me një grup komunistësh

Kajtazi për Kurtin: Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet në Greqi me një grup komunistësh
07/07/2026 - 17:20

Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me Çamërinë e Shqipërinë prej ardhjes së tij në pushtet. Në profilin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë