Policia e Kosovës ka arrestuar një person sot në orët e hershme të mëngjesit në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Veriu.info mëson se personi i arrestuar është Besnik Kurtoci, që dyshohet së është banor i Shqipërisë.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se i arrestuari kishte fletarrest për falsifikim të dokumente, pasi që dyshohet se vite më parë kishte nxjerrë dokumente të gjendjes civile me identitet të rrejshëm në Vushtrri.
I njëjti gjendet në masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe pritet që për të të kërkohet paraburgim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.