Arifi gjithashtu përmendi se Vjosa Osmani ka pasur gjithmonë një orientim pro-amerikan, gjë që ka penguar Kurtin.
“Ekziston një përkrahje e madhe për Vjosën tek militantët e VV-së, dhe ka edhe votues të partive të tjera që mendojnë se Vjosa është zgjedhja më e mirë. Kjo mund të ndodhë në momentin e fundit, kur e di që nuk do të zgjidhet, për të ruajtur kalkulimet e tij politike.
“Në fjalimet e Vjosës, gjithkund është përmendur Amerika, ndërkaq Kurti ka thënë se ‘Amerikën nuk e kemi në kufi’. Vjosa Osmani ka pasur gjithmonë një orientim pro-amerikan, gjë që nuk e ka pasur Kurti, dhe kjo e ka penguar Kurtin”, tha Arifi në Rubikon.













