
“Kurti e ka kuptuar fare mirë se partitë opozitare, LDK dhe PDK, frikësohen të shkojnë në zgjedhje. Edhe te deklaratat e Besian Mustafës vërehet një lloj frike për të shkuar në zgjedhje. Ata kanë frikë se qytetari është i lodhur. E kanë sikletin nëse do të arrijnë të sigurojnë pozicion për vete, qoftë Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku”, ka thënë Canaj.










