Ish diplomati Avni Arifi, ka thënë se nuk dihet se sa është pazari që ka kërkuar Limaj te Kurti, por dihet se ai i ka dhënë një grusht të madh idesë së opozitës për me i dhanë Kosovës një Qeverisje që e nxjerrë nga qorrsokaku.
Ai ka ironizuar duke thënë se po të mos ishte dëmi i madh, i pëlqen ideja e një qeverisje VV-Nisma me 61 vota.
Postimi i tij i plotë:
Nuk po dihet se a e ka mbrri pazarin që e ka lyp Limaj te Kurti por një po dihet se ai i ka dhënë një grusht të madh idesë së opozitës për me i dhanë Kosovës një Qeverisje që e nxjerrë nga qorrsokaku.
Personalisht po të mos ishte dëmi i madh po më pëlqen ideja e një Qeverisje VV-Nisma me 61 vota. Jo që diçka por çështje parimesh.