Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Administrata e Trumpit mund të mbyllë 30 ambasada dhe konsullata të huaja

15/04/2025 - 20:45
në Kryesore, Lajme
A A
SHBA buxhet historik për ushtrinë, pothuajse 1 trilion dollarë, Trump: Shumë para, por duhet t’u bëjmë ballë forcave të errëta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Administrata Trump po shqyrton mundësinë e mbylljes së gati 30 ambasadave dhe konsullatave jashtë shtetit, ndërsa parashikon ndryshime të mëdha në praninë diplomatike amerikane jashtë vendit, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të siguruar nga CNN.

Në dokument janë rekomanduar për mbyllje ambasadat në Maltë, Luksemburg, Lesoto, Republikën e Kongos, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Sudanin e Jugut. Lista përfshin gjithashtu pesë konsullata në Francë, dy në Gjermani, dy në Bosnje dhe Hercegovinë, një në Mbretërinë e Bashkuar, një në Afrikën e Jugut dhe një në Korenë e Jugut, shkruan CNN.

Gjithashtu rekomandohet zvogëlimi i prezencës në misionet diplomatike amerikane në Somali dhe Irak — dy vende që kanë qenë kyçe për përpjekjet kundër terrorizmit të SHBA — si dhe “ristrukturimi” i misioneve të tjera diplomatike.

Nuk është ende e qartë nëse Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka miratuar mbylljet e propozuara.

Ndryshimet e propozuara vijnë në kuadër të një reforme më të gjerë të pritshme të agjencisë diplomatike të SHBA, ndërkohë që administrata, e nxitur nga Departamenti për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE) i mbështetur nga Elon Musk, ndërmerr hapa dramatikë për të zvogëluar qeverinë federale.

CNN raportoi në mars se Departamenti i Shtetit ishte duke ndërmarrë hapa për të mbyllur disa nga konsullatat e listuara në dokumentin e brendshëm.

Ndryshe, ambasadat dhe konsullatat janë pika të rëndësishme për Departamentin e Shtetit. Ato ofrojnë shërbime si përpunimi i vizave dhe ndihma për qytetarët amerikanë në nevojë. Këto poste gjithashtu mbledhin informacion që i dërgohet Uashingtonit, dhe zyrtarët thonë se ato janë mjete të rëndësishme diplomatike ndërsa SHBA përpiqet të kundërveprojë ndikimin e vendeve si Kina. Shumica e konsullatave nuk kanë staf të madh.

JU REKOMANDOJMË

Shoqata e Qumështoreve: 5-6 tonë qumësht nga Podujeva e Vushtrria mbesin pa u grumbulluar

Shoqata e Qumështoreve: 5-6 tonë qumësht nga Podujeva e Vushtrria mbesin pa u grumbulluar
12/07/2026 - 13:06

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës ka njoftuar se masat e ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë kanë filluar të japin rezultatet e para, duke bërë që qumështi i fermerëve...

Më shumëDetails

SHKK parandalon futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës

SHKK parandalon futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës
12/07/2026 - 12:57

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në institucion. Aksioni është realizuar pas...

Më shumëDetails

Jasharaj: Ministri Çeku nuk iu përgjigj kërkesës sonë për takim, kemi shumë çështje për të biseduar

Jasharaj: Ministri Çeku nuk iu përgjigj kërkesës sonë për takim, kemi shumë çështje për të biseduar
12/07/2026 - 12:42

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka ngritur shqetësime edhe për gjendjen në arsimin e Kosovës, duke thënë se sindikata kishte kërkuar takim me ministrin e Arsimit, Hajrrulla Çeku,...

Më shumëDetails

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin
12/07/2026 - 12:30

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, i ka paralajmëruar SHBA-të se do të “paguajnë çmimin” nëse nuk i përmbahen një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy vendeve. “Epoka e...

Më shumëDetails

Muja tha se Kosova “e ka siguru bukën e vet,” Ymeri: Edhe sa vjet duhet m’i dëgju këto propaganda të viteve 80-ta?

Muja tha se Kosova “e ka siguru bukën e vet,” Ymeri: Edhe sa vjet duhet m’i dëgju këto propaganda të viteve 80-ta?
12/07/2026 - 12:04

Janina Ymeri e Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar Armend Mujës së Vetëvendosjes i cili shërben edhe si ministër në detyrë i bujqësisë. Ky i fundit tha...

Më shumëDetails

Tahiri: Vetëm krijimi i institucioneve të reja me pajtim politik mund ta nxjerrë Kosovën nga kriza

Tahiri: Kosova i ra shuplakë Kurtit dhe gjithë deputetëve tjerë
12/07/2026 - 11:13

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, duke vlerësuar se vendi ndodhet në një gjendje të rëndë që kërkon zgjidhje të shpejtë politike....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    Vuçiqi komenton personat e armatosur që shoqëruan vizitën e Presidentit të Shqipërisë në Serbi

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Abuzim me çmimet e naftës në kohë krize: Shteti e çon në gjykatë “Delta Group-in” e Vesel Jusaj – ai ka aktakuzë edhe për rastin e vdekjes së punëtorit

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Elijona shfaqet ‘zjarr’ në bikini (Foto16+)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E papritur! Arbenita Ismajli ribashkohet me personin e zemrës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë