Ish diplomati Avni Arifi, thotë se sanksionimi i NIS nga ShBA dhe ultimatum që të largohen akskionarët rus e ka sjell Serbinë në kolaps politik dhe financiar.
Arifi thotë se kjo rrëzon teoritë e atyre që thonin se Perëndimi po e toleron Vuçiqin.
“Për të gjithë ata që na kanë pas lodhë me teori të marra se Perendimi po e toleron Vuqiqin dhe Serbinë, sanksionimi i NIS nga SHBA dhe ultimatumi që të largohen aksionarët Rus e ka sjellë Serbinë në kollaps politik e mbase edhe financiar.
Aq shumë ky shtet e ka lidhë vehten me Rusinë që tash as nuk është që zgjidhet as që rri i lidhur. Kur “karcellat” i shesin mend botës demokratike dhe u’a luajnë “sovranin” heret a vonë paguajnë çmim “sovranist”. “Nuk vendosim sanksione Rusisë thoshin se jemi shtet Sovran”. Rrini edhe tash sovran”, shkruan Arifi.












