Në postimin e saj, Demiri vlerëson përvojën e Hasanpapajt si jurist, profesor universitar dhe analist publik, duke theksuar rëndësinë e votës së qytetarëve për të ardhmen e vendit.
“Vota është e juaja. Përdoreni me mençuri”, shkruan Demiri në rrjetin e saj social.
Gjithashtu ajo tha se katër vjet janë të gjatë dhe vendimet që merren ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e secilit.
“Nesër zgjidhni me kujdes zërin që do tju përfaqësojë në Parlament. Katër vjet janë të gjata dhe vendimet që merren atje ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e secilit prej nesh. Votoni me ndërgjegje, me përgjegjësi dhe duke menduar për të ardhmen. Propozimi im për një zë përfaqësues është Bardhyl Hasanpapaj, numri 34. Një figurë që ka ndërtuar profilin e tij si jurist, profesor universitar dhe analist politik ndërsa në këto zgjedhje kandidon për deputete me numrin 34. Vota është e juaja. Përdoreni me mençuri’, ka shkruar Demiri.
Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.














