Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Armand Duka i përmend benefitet e Shqipërisë për organizimin e përbashkët të Evropianit me Serbinë

20/03/2025 - 14:18
në Sport
A A
Rasti i Etnik Brrutit, Duka: Dera është e hapur, kushdo që ndihet shqiptar luan për ne
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka dhënë një intervistë të gjatë për UEFA-n, përmes së cilës i ka prekur shumë tema.

E njëra prej tyre ishte edhe organizimi i përbashkët i Evropianit U-21 me Serbinë në vitin 2027.

Kreu i futbollit shqiptar i përmendi benefitet e Shqipërisë nga organizimi i këtij evenimenti, i cili ka qenë i shumë-kritikuar nga shqiptarët nga mbarë bota, posaçërisht nga ata të Kosovës, duke e pasur parasysh të kaluarën e hidhur, por edhe të raporteve të tashme mes dy popujve.

“Fillimi i aplikimit ka qenë individual, por me një lloj pragmatizmi rrugës vendosëm të bashkonim kandidaturat me Federatën e Serbisë për të pasur më shumë shanse që ta fitonim organizimin e këtij turneu. Shqipëria nuk ka organizuar kurrë më parë një turne sporti të një niveli kaq të lartë.”

“Ne do të presim finalet e Kampionatit Europian U-17 në maj këtë vit, që gjithashtu është një kompeticion i rëndësishëm, por pritja e finaleve të Kampionatit Europian U-21 është një nivel shumë më i lartë. Benefitet e Shqipërisë janë të shumta, që nga pjesëmarrja e Kombëtares tonë U-21 për herë të parë në finalet e një Europiani e për të vijuar me përmirësimet në infrastrukturë që do të sjellë ky turne. Do të ketë përfitime ekonomike veçanërisht në drejtim të turizmit.”

“Në fund, por jo për nga rëndësia, mendoj se mesazhet që ne i japim botës me këtë organizim janë shumë të mëdha. Kampionati Europian U-21 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Do të shërbejë si nxitje për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Ballkanit dhe do të tregojë se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit.” /Gazeta Express

JU REKOMANDOJMË

Kosova apo Zvicra? Ja për kë bën tifo Shaqiri
Sport

Kosova apo Zvicra? Ja për kë bën tifo Shaqiri

15/11/2025 - 12:57
A do të kualifikohemi për Kupën e Botës? Sonte ndeshja vendimtare
Sport

A do të kualifikohemi për Kupën e Botës? Sonte ndeshja vendimtare

15/11/2025 - 10:18
Foda flet para ndeshjes së madhe me Slloveninë, përmend Amir Rrahmanin e Edon Zhegrovën
Sport

Foda flet para ndeshjes së madhe me Slloveninë, përmend Amir Rrahmanin e Edon Zhegrovën

14/11/2025 - 20:03
“Me këmbë të mbarë”, Kosova niset drejt Sllovenisë
Sport

“Me këmbë të mbarë”, Kosova niset drejt Sllovenisë

14/11/2025 - 16:59
Mundësi historike në play-off: Shqipëria dhe Kosova drejt një përballje të mundshme për Botërorin 2026
Sport

Mundësi historike në play-off: Shqipëria dhe Kosova drejt një përballje të mundshme për Botërorin 2026

14/11/2025 - 13:07
Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë
Sport

Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë

14/11/2025 - 10:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    “Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Arrestohet Driton Bekteshi, kishte plagosur djalin e tij muaj më parë në Stanoc të Vushtrrisë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • VV e fiton diasporën, por nuk arrin ta përmbysë rezultatin në Viti

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Vlora Çitaku i reagon Hajdarit: Ti në politikë nuk ke bërë asgjë, ke abuzuar me detyrën

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kajtazi ia qet rrenën në fushë Rozeta Hajdarit: Qe Emailet ku i shkruan Ridvan Muharremit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë