Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arresti i Hysenit, i pazakontë: Në botë vetëm tre raste kur drejtuesve të Inteligjencës i’u janë vënë prangat

23/09/2026 - 08:58
në Lajme
A A
Arresti i Hysenit, i pazakontë: Në botë vetëm tre raste kur drejtuesve të Inteligjencës i’u janë vënë prangat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nuk është një person i zakonshëm.

Është personi që qëndron në krye të institucionit që ka nën administrim informacionin më të ndjeshëm të shtetit shqiptar.

Por mëngjesin e 22 shtatorit, për herë të parë në historinë e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtuesja e tij përballet me një masë arresti, ndërsa ende ishte në krye të institucionit më sensitiv të shtetit.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, masën e arrestit në shtëpi dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës.

Një zhvillim i pazakontë, jo vetëm për peshën e postit, por edhe për vetë natyrën e institucionit që ajo drejtonte.

SHISH është institucioni që mbledh dhe administron informacionin e inteligjencës në funksion të sigurisë kombëtare. Dhe pikërisht drejtuesja e këtij institucioni tashmë është zyrtarisht “e arrestuar”, teksa ende është në detyrë, pa dhënë asnjë informacion se çfarë kishte bërë shefja e Shërbimit Informativ Shqiptar që arrestimi i saj të vinte në mënyrë të beftë nga institucionet e drejtësisë, pa kaluar më parë pezullimi i saj nga institucionet që e kanë propozuar dhe emëruar në atë post, Kryeministria dhe Presidenca.

Por ajo që e bën këtë histori edhe më të veçantë është precedenti ndërkombëtar. Rastet kur drejtuesi i një shërbimi kombëtar inteligjence arrestohet në krye të detyrës janë relativisht të rralla, ndërsa ai i drejtoreshës së SHISH është unikal dhe veçanërisht i pazakontë.

Në të gjithë botën, janë vetëm dy raste kur drejtues të shërbimeve të inteligjencës janë përballur me arrestime.

Në Bosnje-Hercegovinë, Osman Mehmedagić, drejtues i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, u arrestua në vitin 2021 nën dyshime për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Në qendër ishte diploma universitare që ai kishte paraqitur për të përmbushur kushtet për postin e drejtorit, të cilën Prokuroria dyshonte se e kishte marrë në mënyrë të parregullt. Shefi i Inteligjencës u arrestua në detyrë, por gjykata nuk e la në paraburgim, e madje ai vazhdoi të ishte drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Në Itali, rasti i Vito Micelit ishte krejt tjetër: drejtuesi i shërbimit ushtarak të inteligjencës u arrestua në vitin 1974 në kuadër të hetimeve për një komplot të dyshuar për grusht shteti natën e 8 dhjetorit 1970, të organizuar nga elemente të së djathtës radikale. Rasti i Italisë ishte i rëndë, pasi kreu i shërbimit sekret akuzohej për komplot ndaj shtetit dhe fshehje informacioni lidhur me puçin shtetëror. E megjithatë, arrestimi i tij nuk ndodhi teksa ishte në krye të detyrës.

Por Shqipëria sot vendos në qendër një tjetër precedent. Kreu i shërbimit sekret përballet me masë sigurie pikërisht në kohën kur ushtron këtë detyrë.

Dhe këtu lind pyetja më e madhe:

Çfarë ndodh me një shtet kur drejtësia godet në majën e strukturës që duhet të mbrojë sigurinë e tij?

A është ky thjesht një hetim penal ndaj një zyrtareje të lartë? Apo është një moment që prek vetë funksionimin dhe besueshmërinë e një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare?

Ndërkohë, pesha institucionale e vendimit është e padiskutueshme. Sepse këtë herë, nuk është goditur një zyrtar periferik i administratës. Është vendosur nën arrest drejtuesja e institucionit që mban në duar një pjesë të informacionit më sensitiv të shtetit shqiptar.

Një ngjarje që hap një kapitull të ri në raportin mes drejtësisë, institucioneve të sigurisë dhe vetë shtetit.

Dhe pyetja tashmë nuk është vetëm se çfarë ka bërë apo nuk ka bërë drejtuesja e SHISH.

Pyetja më e madhe është:

Kur bëhet fjalë për një institucion kaq sensitiv sa Shërbimi Informativ i Shtetit, a duhej respektuar më parë edhe një mekanizëm institucional që do ta shkëpuste drejtuesen nga detyra përpara se drejtësia të vendoste masën e sigurisë?

Sepse SHISH nuk është një institucion i zakonshëm. Është një nga hallkat më të ndjeshme të arkitekturës së sigurisë kombëtare.

Dhe kur drejtësia shkon drejtpërdrejt te kreu i tij, ndërkohë që ai ende mban detyrën, nuk kemi më vetëm një çështje individuale.

Kemi një përplasje të drejtpërdrejtë me vetë hierarkinë e shtetit.

Drejtësia ka të drejtën dhe detyrimin të hetojë këdo. Por mënyra se si ndërhyn në një institucion të tillë mbetet po aq e rëndësishme sa vetë hetimi.

JU REKOMANDOJMË

Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit

Nga arresti shtëpiak te dorëzimi në Morinë, çfarë dihet për rastin e Vlora Hysenit
23/09/2026 - 08:53

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, u kthye mbrëmjen e së martës në Shqipëri dhe iu dorëzua autoriteteve, pasi Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj saj...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie

Avokati i Popullit për Specialen: Ka mungesë transparence, ka mungesë llogaridhënie
23/09/2026 - 08:41

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ngre shqetësime të shumta sa i përket respektimit të standardeve...

Më shumëDetails

Mustafa: Nuk frikësohem që emri im u përmend në aktgjykimin e Hagës

Mustafa: Nuk frikësohem që emri im u përmend në aktgjykimin e Hagës
23/09/2026 - 08:23

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se përmendja e emrit të tij në aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj Hashim Thaçit, Kadri...

Më shumëDetails

Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij

Tahiri: Jemi gati ta kompletojmë Kuvendin, do ta mbështesim çdo veprim për funksionalizimin e tij
23/09/2026 - 08:06

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës. Tahiri tha...

Më shumëDetails

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime
22/09/2026 - 23:29

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Speciale në Hagë është i rëndë dhe i vështirë për Kosovën dhe shqiptarët. Duke folur...

Më shumëDetails

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë
22/09/2026 - 22:53

Bilall Sherifi nga partia Nisma Socialdemokrate, ka deklaruar në se në Gjykatën Speciale ka pas “dëshmitarë që kanë pyet; pse më keni pru këtu”?. I ftuar në Pressing...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    A u kërcënua dhe pse e tërheqi postimin për Gani Gecin? Flet Dardan Krasniqi

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • A mund të ketë aktakuza të reja nga Specialja? Ja çfarë thotë avokati amerikan i Thaçit

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “E kanë detyru të rrijë në një qoshe – e kanë lidhë, e kanë trajtu në mënyrë brutale”, Bilall Sherifi për Jakup Krasniqin

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Policia gjermane shpall në kërkim të riun nga Vushtrria, dyshohet se privoi nga jeta një 15-vjeçar

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Skandaloze: Në sytë e Speciales drejtësia në Kosovë shihet e korruptuar, kërkohet që dëmshpërblimi në rastin e krerëve të UÇK-së të jepet në Hagë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë