Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje: Iu gjetën dokumente konfidenciale, është ndaluar për 48 orë

17/07/2025 - 15:29
në Lajme
A A
Arrestimi i policit për spiunazh, Prokuroria jep detaje: Iu gjetën dokumente konfidenciale, është ndaluar për 48 orë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje rreth operacionit në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit, aksion që kanë realizuar sot së bashku me AKI-në dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Në komunikatë konfirmohet arrestimit i togerit të policisë Bojan Jevtić.

Në komunikatë shtohet edhe se i arrestuar nën dyshimet për kryerje të veprës penale ‘’spiunazh’’ është ndaluar për 48 orë.

Po ashtu, është konfirmuar edhe se gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera.

Tutje shtohet edhe se, IPK ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar  “ Dheu i Bardhë”.

Komunikata:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës

ARRESTOHET TOGERI POLICOR B.J, DYSHOHET PËR “SPIUNAZH”

Prishtinë, 17 Korrik 2025 –  Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opionin publik se ka përfunduar me sukses operacioni i filluar mengjesin e së enjtes, ku nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “spinuazh”, është arrestuar togeri policor B.J .

Hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Inspektoratin Policor dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë kanë rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e të pandehurit për 48 orë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale sic janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mencur, usb, një armë e shkurtë, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë denarë serbë, 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore.

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e togerit policor i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar  “ Dheu i Bardhë”.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, brenda afatit ligjor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, do të parashtroj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

ShBA ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë për zgjedhjet në vendet e tjera
Lajme

ShBA ndalon diplomatët amerikanë të komentojnë për zgjedhjet në vendet e tjera

19/07/2025 - 01:50
Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë