Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, pronarë të një auto-servisi, të cilët dyshohen se janë përfshirë në rastin e një veture të vjedhur në Gjermani.
Sipas raportit të policisë, rasti është zbuluar të hënën, më 22 shtator 2025, rreth orës 14:00, pas një informate të pranuar .
“Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë – pronar të një auto-servisi në Mitrovicë, nën dyshimin se janë përfshirë në rastin e vjedhjes së veturës që dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani,” thuhet në raport.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pjesë të ndryshme të veturës së vjedhur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.