Është arrestuar Fadil Zogaj, i dyshuari për sulmin ndaj deputetit Fahrush Rexhepi.
Zogaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua nga Policia e Kosovës nën dyshimet për sulm ndaj personit zyrtar.
Gjatë protestës së veteranëve të luftës për Projektligjin për Gjykatën Speciale, Zogaj e tërhoqi për krahu dhe pastaj, me ndihmën e disa personave të tjerë, e hodhi deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepin, përtej rrethojave të Kuvendit.
I dyshuari është lokalizuar rreth orës 19:30 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe është shoqëruar për intervistim në zyrat e njësisë kompetente hetimore.
Në një reagim në rrjetin social Facebook të hënën në mbrëmje, deputeti Rexhepi tha se e lajmëroi rastin në Policinë e Kosovës. Ai tha se personat e përfshirë në sulmin e dyshuar ndaj tij, i kërkuan falje por ai insistoi në kallëzimin penal ndaj tyre./Paparaci













