Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policia e Kosovës e ka arrestuar ish drejtorinë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovës së Mitrovicës, Fahri Jashari.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se masa e ndalimit prej 48 orësh atij i është caktuar me kërkesës të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Veriu.info mëson se ai është arrestuar pas intervistimit që i është bërë në Drejtorin për Krime Ekonomike të Policisë në Mitrovicë.
Siç mëson Veriu.info ai është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arrestimi i tij vjen tre ditë pas shkarkimit që i kishte bërë kryetari Bedri Hamza me të njëjtin dyshim, përderisa vet Hamza e kishte lajmëruar rastin në polici për ish drejtorin.
Bedri Hamza shkarkon drejtorin e Kulturës në Mitrovicë, Fahri Jashari