Arratisja e personave të dënuar me urdhër të lëshuar nga gjykata është një dukuri shqetësuese në Kosovë, që po ndodh shpesh. Shumë të dënuar arrijnë t’i shmangen vuajtjes së dënimit për periudha të gjata.
Një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar është kapur nga Policia e Kosovës në komunën e Gllogocit.
Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se më 3 korrik 2025, rreth orës 19:00, në rrugën “Ajet Rrukiqi – Pokle”, njësia patrulluese ka ndaluar një veturë të tipit Golf 5, të cilën e drejtonte Sherif Hisen Strumcaku, 50 vjeçar, banor i fshatit Abri e Epërme.
Pas verifikimit të të dhënave, i njëjti ka rezultuar me urdhër-arrest aktiv, të lëshuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar – ILECU.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, Strumcaku është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është proceduar më tutje për veprime të mëtejshme ligjore.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.