Raportohet se një shtetas turk është arrestuar dje rreth orës 17:00 në Aeroportin e Prishtinës, shkruan Veriu.info.
Sipas policisë i dyshuari kishte prezantuar pasaportën dhe patent shoferin të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Aeroporti i Prishtinës 08.06.2023 – 17:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti, në kontroll të dokumenteve, ka prezantuar pasaportën dhe patentë shoferin që dyshohen të jenë të falsifikuara. Dokumentet e falsifikuara janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.