Një shtetas i huaj është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë pasi dyshohet se gjatë prezantimit të dokumenteve të autobusit i kishte vendosur pesë euro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari kishte thënë se paratë i kishte vendosur “për të pirë kafe policët” që po ia kontrollonin dokumentet.
Rasti u iniciua si “Dhënie ryshfeti”.
“PKK-Vërmicë / 04.07.2026 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi gjatë prezantimit të dokumenteve te autobusit në pikën e kalimit kufitar në dokumente kishte vendosur një kartëmonedhë prej 5 euro. I pyetur nga polici pse i keni vendosur te hollat në dokumente i dyshuari kishte deklaruar se kartëmonedhën prej 5 euro e kishte vendosur për të pirë kafe policet te cilët janë marrë me kontrollimin e dokumenteve. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.











