Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestohet zyrtarja e Urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanollaj, dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”

19/06/2025 - 20:28
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestohet zyrtarja e Urbanizmit në Prizren, Shpresa Osmanollaj, dyshohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyrtarja e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit, Shpresa Osmanollaj, është ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Osmanollaj dyshohet për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Ndalimi i saj është bërë pasi janë ngrit dyshimet se Osmanollaj si zyrtare e Urbanizmit, kundërligjshëm kishte lëshuar lejen ndërtimore për objektin banesor “Lirimi 2” me një parcelë e cila ishte shfrytëzuar për kushtet teknike dhe lejen ndërtimore të objektit banesor “Lirimi 1”.

Në një përgjigje të dhënë përmes telefonit, Osmanollaj kishte mohuar se ishte shfrytëzuar parcela e njëjtë për të dy lejet ndërtimore, duke deklaruar se e para ishte lëshuar me Ligjin për Ndërtim, ndërsa leja e dytë me Hartën Zonale të Prizrenit.

Mirëpo, veprimet e Osmanollajt nuk kishin përfunduar vetëm me lëshimin e lejes ndërtimore.

Ajo kishte lëshuar certifikatën për përdorimin e objektit “Lirimi 1”, përkundër se objekti kishte pasur tejkalim të lejes ndërtimore, duke ndërtuar dhe një penthouse.

Madje, për këtë ndërtim pa leje, Drejtoria e Inspektorateve kishte ushtruar kallëzim penal në prokurori shtatë muaj para se Osmanollaj t’i lëshonte certifikatën e përdorimit.

Në anën tjetër, Osmanollaj aktualisht është nën hetime nga Prokuroria Themelore në Prizren edhe për lëshimin e lejes ndërtimore të objektit banesor dhe afarist “Albanica Home”, me pasi të njëjtit i kishte mundësuar ndërtimin e dy kateve më shumë sesa parashihen me Hartën Zonale.

Kësisoj, duke i mundësuar fitim milionësh, vëllait të shefit të kabinetit të kabinetit të kryetarit të komunës, Nehat Elshani, Albert Elshanit. Betimi për Drejtësi.

JU REKOMANDOJMË

Auditori gjen shkelje të shumta në punësime dhe pagesa në Ministrinë e Hajrulla Çekut
Lajme

Auditori gjen shkelje të shumta në punësime dhe pagesa në Ministrinë e Hajrulla Çekut

19/06/2025 - 23:25
Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?
Lajme

Si e theu Irani mbrojtjen ajrore të shtrenjtë izraelite?

19/06/2025 - 23:08
Sondazhi i UBO Consulting: Guxo e Gërvalles dhe Pecit do të merrte 0.0% nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielen
Lajme

Sondazhi i UBO Consulting: Guxo e Gërvalles dhe Pecit do të merrte 0.0% nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielen

19/06/2025 - 22:46
“Nata e parë pa Kadarenë kaloi mbrëmë…”, Kurti shkruan për veprat dhe personazhet e shkrimtarit
Lajme

Publikohet sondazhi i fundit, LVV-ja pëson rënie drastike

19/06/2025 - 22:42
AAK drejt fundosjes politike, sipas sondazhit të UBO Consulting nuk e kalon pragun
Lajme

AAK drejt fundosjes politike, sipas sondazhit të UBO Consulting nuk e kalon pragun

19/06/2025 - 22:25
Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun
Kryesore

Sondazhi i UBO Consulting në Debat Plus: VV-ja e para, PDK e dyta, LDK e treta, AAK nuk e kalon pragun

19/06/2025 - 22:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    Ja pse nuk duhet të flini cullak gjatë verës

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Raketa balistike iraniane godet rrokaqiell në Tel Aviv, banorët kërkojnë ndërhyrje amerikane ndaj Iranit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Vuçiq sfidon NATO-n: Nëse mendoni se jemi pre e lehtë, e keni gabim

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspeksioni i Mitrovicës gjobiti kompaninë “Medi Premium” për mbindërtim pa leje, urdhëron t’i ndërpres menjëherë punimet (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Skandaloze: Transformimi i kundërligjshëm i bankës turke Ziraat, avokate e bankës motra e Vjosa Osmanit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë