Skuadra e Arsenalit momentalisht është në pozitën e kampionit të ligës më të fortë të futbollit në botë, Premier League.
Rivali i tyre kryesor për titull, Manchester City, është duke u mposhtur në pjesën e parë, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në përfundimin e kampionatit.
Bournemouth është duke udhëhequr me rezultat 1:0, falë golit të 19-vejçarit Eli Junior Kroupi, në minutën e 39-të.
Me këtë rezultat, matematikisht skuadra e Mikel Artetas do të shpallej kampion një xhiro para përfundimit të kampionatit të rregullt.
Arsenal ndodhet në pozitën e parë në tabelë me 82 pikë, pesë pikë më shumë se City.











