Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsyet psikologjike pse disa burra pëlqejnë gratë më të mëdha në moshë

31/08/2023 - 15:45
në Kuriozitete, Ndryshe
A A
Arsyet psikologjike pse disa burra pëlqejnë gratë më të mëdha në moshë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marrëdhëniet e shëndetshme padyshim që nuk përcaktohen nga mosha e partnerëve, megjithatë kjo nuk na bën të mos pyesim veten se pse disa burra pëlqejnë përgjithësisht gratë më të mëdha në moshë. Ja 8 arsye sipas psikologjisë:

1. Ato kanë më shumë përvojë

Gratë më të mëdha në moshë kanë parë shumë më tepër përvojë në jetë se ato më të reja. Për shkak të kësaj, burrat e dinë se do të jenë në gjendje të rriten dhe të jenë më të pjekur përkrah tyre.

2. Ato e dinë çfarë duan

Si vazhdim i pikës së mëparshme, burrat drejtohen drejt grave më të mëdha sepse zakonisht ato e dinë se çfarë duan. Duke qenë se këto gra kanë më shumë eksperiencë, ato kanë vendosur qëllimet e tyre dhe e dinë saktësisht se çfarë rrugësh duhet të ndjekin për t’i arritur ato.

3. Burrat ndiejnë një lloj arritje kur një grua më e madhe në moshë shfaq interes ndaj tyre

Vëmendja e një gruaje më të madhe në moshë rrit vetëbesimin e burrave. Ata ndihen si të privilegjuar dhe besojnë se janë në gjendje të magjepsin këdo.

4. Janë më të sigurta

Nuk ka asgjë më tërheqëse se vetëbesimi dhe gratë më të mëdha e përcjellin fuqishëm këtë. Burrat tërhiqen nga gratë që kanë besim te vetja.

5. Burrat duan një marrëdhënie me respekt të ndërsjellë

Burrat kanë më shumë gjasa të respektojnë gratë më të mëdha në moshë, sepse shohin se ato kanë më shumë përvojë jetësore, më shumë pjekuri dhe pavarësi. Ata i respektojnë ato për këtë gjë, gjë që ndërton një besim të ndërsjellë mes tyre.

6. Ata vlerësojnë stabilitetin emocional

Në lidhje me emocionet, gratë më të mëdha në moshë janë më të pjekura se vajzat e reja. Mënyra si kontrollojnë emocionet apo si flasin hapur për to sigurojnë një marrëdhënie më të shëndetshme.

7. Burrat janë kuriozë për të mësuar gjëra të reja

Në disa raste, burrat e shohin takimin me një grua më të madhe si një përvojë interesante. Një grua e tillë është e barabartë me diçka të re për të përjetuar, ide të reja, koncepte dhe pikëpamje për të zbuluar.

8. Burrat pëlqejnë kur gratë marrin kontrollin në një lidhje

Në disa raste, burrave u duket tërheqëse një partnere që ka në kontroll gjithçka: nga planifikimi i udhëtimeve dhe netët e filmave deri te ngjarjet familjare e kështu me radhë.

JU REKOMANDOJMË

A është e rrezikshme për shëndetin të konsumoni djathë të mykur?
Ndryshe

A është e rrezikshme për shëndetin të konsumoni djathë të mykur?

03/10/2023 - 13:33
Pesë dhoma gjumi dhe një pamje spektakolare, shtëpia e “Sex Education” është në shitje
Kuriozitete

Pesë dhoma gjumi dhe një pamje spektakolare, shtëpia e “Sex Education” është në shitje

03/10/2023 - 13:31
Zvicër, katër rregulla të reja që tashmë duhet t’i dini
Kuriozitete

Zvicër, katër rregulla të reja që tashmë duhet t’i dini

01/10/2023 - 20:22
Ukrainasi tërheq vetura me dhëmbë për dy rekorde botërore
Kuriozitete

Ukrainasi tërheq vetura me dhëmbë për dy rekorde botërore

30/09/2023 - 19:42
Shtimi i peshës dhe pagjumësia mund të shkaktohen nga ankthi
Kuriozitete

Shtimi i peshës dhe pagjumësia mund të shkaktohen nga ankthi

30/09/2023 - 08:52
Befasi në stacionin e trenit në Indi: Majmuni hynë fshehurazi në zyre, shikoni se çfarë po bën
Kuriozitete

Befasi në stacionin e trenit në Indi: Majmuni hynë fshehurazi në zyre, shikoni se çfarë po bën

29/09/2023 - 15:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    Dramë e fajdes në Vushtrri: Shkojnë t’ia marrin shtëpinë viktimës – për 20 mijë i kërkuan 55 mijë euro (Dokument)

    288 Shpërndaje
    Shpërndaje 115 Tweet 72
  • “A po iu dhemb dora ende”, gazetarja amerikane ngacmon Vuçiqin që s’e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Vushtrriasit H.P. sot i merret shtëpia me vendim gjykatës, pretendon se e humbi me fajde te Sh.B.

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Shqiptarja me emrin Lule, e martuar me serb në Zveçan: Le të pajtohen Kurti e Vuçiqi

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Prokuroria në Beograd për Radojiçiq: Për 9 muaj bleu armë nga Bosnja e Hercegovina, i dërgoi në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë