Ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për muajin mars iu ka dalë vetëm paga bazë.
Burime të Klankosova.tv brenda FSK-së kanë thënë se ngjashëm si policëve, as atyre s’iu kanë paguar orët pas orarit.
“Është e vërtetë, këtë muaj e kemi marrë vetëm pagën bazë. Nuk e di çka ka ndodhë, por në mars nuk na janë paguar orët shtesë”, tha ky burim.
Për mospagesën e orëve shtesë dhe punën gjatë orarit të natës, pas raportimit të mediale ka reaguar Sindikata e Policisë.
Në reagim të Sindikatës së Policisë u tha se pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani, të njëjtit s’kanë marrë asnjë komunikim zyrtar nga qeveria për këtë çështje.
“Në prag të festës, policët nuk e kanë marrë pagën e merituar, e cila është e domosdoshme për planifikimin e angazhimeve të tyre familjare dhe personale. Kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe ka krijuar pasiguri në lidhje me realizimin e angazhimeve të përditshme”.
“Pavarësisht përkushtimit dhe sakrificës së vazhdueshme të zyrtarëve policorë, deri më tani nuk kemi marrë asnjë komunikim zyrtar nga Qeveria për këtë çështje”, tha ndër të tjera sindikata.