Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rënie, rënie, rënie: Kosova 800 milionë investime, Serbia rekord me 5.2 miliardë euro

31/03/2025 - 17:12
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Rënie, rënie, rënie: Kosova 800 milionë investime, Serbia rekord me 5.2 miliardë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Paralajmërimet për konflikt të armatosur me Serbinë duket se e kanë dhënë efektin e tyre të parë në kurriz të Kosovës. Kur këto deklarime janë bërë rregullisht prej kryeministrit Albin Kurti, investitorët ekzistentë, por edhe ata që dikur ishin të interesuar, kanë shqyrtuar largimin. Kosova i bën shoqëri vetëm Bosnjës për nga niveli i ulët i investimeve të jashtme.

Investimet e jashtme të drejtpërdrejta nuk e kanë cak parësor Kosovën.

Bashkë me Bosnjën e Hercegovinën, ato mbeten dallueshëm prapa nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për njohës të ekonomisë, gjendja jostabile politike vlerësohet si shkaktari kryesor që të mos ketë interesim nga ana e investuesve të rinj, dhe ata që janë këtu të konsiderojnë largimin.

Në analizën për vitin e kaluar, Departamenti i Shtetit ka vlerësuar se Investimi i jashtëm i Drejtpërdrejtë (Foreign Direct Investment – FDI) mbetet i kufizuar.

Ikja e investimeve të huaja është bërë temë edhe në mediumin serb ‘Kosovo Online’.

Ky medium ka sjellë një analizë nga bashkëpunëtori i Qendrës për Stabilitetit Social, Marko Mishkeljin.

Ai ka vlerësuar se mantra e një “lufte të mundshme”, e zhvilluar prej kryeministrit Kurti, i ka sjell atij vota të reja, porse një “retorikë e tillë jo vetëm që i ka dëbuar investitorët ekzistentë, por edhe ata që donin të investonin në Kosoë”.

“Nëse vazhdimisht e përsërisni, atë që tani është bërë mantër, se do të ketë me gjasë një konflikt dhe se Beogradi e dëshiron atë, kjo mund të ketë vetëm efekt neveritës për këdo që mund të ketë planifikuar për të investuar në ekonominë e Kosovës. Në anën tjetër, kur ata dëgjojnë mesazhe të tilla, ata jo vetëm që heqin dorë, por me gjasë as nuk e konsiderojnë më një opsion të tillë”, ka thënë Mishkeljin.

Ai ka vlerësuar se kërcënime të tilla ishin pjesë integrale e retorikës së qeverisë së Kurtit, me anë të të cilës ai fitoi një pjesë të madhe të votave në zgjedhjet e shkurtit.

“Kur i shohim paraqitjet publike të qeverisë në Prishtinë, ne e ndjejmë këtë praktikisht në secilën deklaratë. Fakt është që kjo është mënyra e Kurtit për ta ruajtur reputacionin e tij e për të fituar vota të reja përpara zgjedhjeve, por edhe për ta zhvendosur vëmendjen nga tema të tjera”, ka theksuar Mishkeljin.

“Gjendja ekonomike në Kosovë nuk është e mirë. Ekonomia është në telashe të mëdha. Nuk ka faktorë që sjellin rritje ekonomike, dhe stabiliteti është ai që tërheq investime e mund të sjellë rritje”.

‘Kosovo Online’ ka sjell edhe pikëpamjet e njohësit të ekonomisë Sasha Gjogoviq, se rritja konstante e tensioneve, ashtu sikurse edhe deklaratat për konflikte të mundshme, bëjnë që Kosova të jetë e fundit sa i përket investimeve të huaja të drejtpërdrejta.

“Politikanët janë këtu që të gjejnë zgjidhje përmes diplomacisë e paqes, e jo të shkaktojnë turbullira se diçka është në teh të thikës në kuptimin që do të ketë përshkallëzime deri në luftë. Kjo nuk është e mirë për kapitalin, për shkak se ai është komoditeti më i brishtë. Ai ikën e largohet shumë shpejt nga kjo pjesë, jo vetëm nga Kosova, sepse që të gjithë jemi të lidhur”, ka thënë Gjogoviq.

Ai ka nënvizuar se kjo vërehet nga niveli i investimeve të huaja të jashtme, që vjet ka qenë më i ulëti krahasuar me vendet e Ballkanit perëndimor.

“Vitin e kaluar, Kosova ka pasur mbi 800 milionë euro investime të huaja të drejtpërdrejta, kurse në Serbi ka pasur një rekord prej 5.2 miliardë eurosh. Nga Ballkani Perëndimor, Kosova është më mirë vetëm se Bosnja e Hercegovina. Kjo kishte afër 800 milionë euro investime të jashtme për shkak të krizës së thekskuar politike që ekziston mes dy entiteteve. Kjo me siguri nuk kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe rritjen e standardit të jetës së popullatës”, ka thënë Gjogoviq.

Ai ka tërhequr vërejtjen se jostabiliteti e tensionet nuk e përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët, dhe se Kosova e Bosnja mbeten shembujt më të mirë në këtë drejtim.

“Kosova e Bosnja janë vendet me hyrjen më të ulët të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, madje më të ulëta sesa Mali i Zi. Kjo vjen pikërisht prej një jostabiliteti politik skajshmërisht të theksuar dhe paaftësisë për të arritur një marrëveshje paqësisht përmes kompromisit, pa rritur tensione e pa kërkesa ekstreme. Politikanët janë këto për të sjellë përfitime për njerëzit e për ta përmirësuar cilësinë e jetës, e jo për të shkaktuar tensione e thirrje për përshkallëzim në luftë”, ka shtuar ai.

JU REKOMANDOJMË

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit

Njeriut të sukseseve të Policisë në Veri i ndërrohet pozita, tash do ta udhëheqë Departamentin e Kufirit
02/11/2026 - 16:54

Policia e Kosovës ka hyrë në fazë të ndryshimeve të mëdha strukurore, pas dorëheqjes së Drejtorit Gazmend Hoxha. Veriu.info mëson se pozita i është ndërruar edhe zëvendëskomandant i...

Më shumëDetails

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit

Shiroka Pula takon shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutohet forcimi i bashkëpunimit
02/11/2026 - 16:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk. Sipas njoftimit, ambasadori McGurk e uroi...

Më shumëDetails

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij

Rasti i doktorit Gëzim Berisha: Avokati mohon pretendimet për dhunë dhe jep versionin e tij
02/11/2026 - 16:44

Avokati i doktorit Gëzim Berisha, i cili u ndalua gjatë fundjavës nën dyshimin për dhunë në familje, ka reaguar duke mohuar pretendimet ndaj klientit të tyre. Përmes një...

Më shumëDetails

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit

Skandali i 2.2 miliardë eurove: BKT merr kursimet e shqiptarëve dhe i investon jashtë vendit
02/11/2026 - 16:30

Banka Kombëtare Tregtare po aplikon një strategji agresive të zhvendosjes së kapitalit të mbledhur nga kursimet e shqiptarëve drejt tregjeve ndërkombëtare, duke krijuar atë që mund të konsiderohet...

Më shumëDetails

“Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë

“Bonu i fortë”, një familjare shkoi te Gjykata e Gjilanit për t’i dhënë kurajo 65-vjeçarit që dyshohet për vrasje të rëndë
02/11/2026 - 15:50

Pasi doli para Gjykatës Themelore në Gjilan një ditë pasi u arrestua për vrasje të rëndë në fshatin Demiraj, një familjare iu afrua 65-vjeçarit me inicialet B.D., për...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij
02/11/2026 - 15:38

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me rastin e rëndë në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku u gjetën të vdekur një 27-vjeçar dhe vajza e tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    Detaje të reja nga Gjilani: 65-vjeçari në gjendje të rënduar – zbulohet çka tha gruaja e tij

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Tronditëse: Dyshohet se 27 vjeçari vrau foshnjën 3 muajshe, e babai vrau 27 vjeçarin

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • IHMK paralajmëron shi e borë në Kosovë, temperaturat zbresin deri në -1 gradë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Valdrina bëhet “hor”, ngatërron Valdetin me një banor të BBVK

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Këta janë 21 banorët e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë