Asambleisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi, ka kërkuar sërish dorëheqjen e Kryetarit të Degës së VV’së, Jetmir Tofajt.
Gacaferi e ka quajtur Tofajn “frikacak”, duke i thënë se e ka vendin në AAK.
“Frigacaku e votoj AAK-në, Pastaj pantallonat i ka mbushur nga frika! „Sepse ja kanë ngreh veshin”, ka shkruar Gacaferi.
Ai ka thënë se VV “është sport i rëndë”.
“Thotë se vota është e fshehtë, e muhon votimin „RRENCI“ por në mbrëmje feston me Ramush Haradinajn pikrishtë këtë votëbesimin që ia dhuroi AAK-së. Dorheqija është akt patrioti, por ti nuk je patriot”.
Reagimi i tij vjen pas votës së Tofajt për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit Komunal nga AAK.
I njëjti ishte parë në mbrëmje duke festuar me parinë e AAK’së.










