Asamblistja e PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Majlinda Kurti, ka palajmëruar padi për komente seksiste dhe tentin për bullizim.
Ajo ka inkurajuar të gjitha gratë të raportojnë çdo formë të dhunës, duke theksuar se asnjë formë e saj nuk duhet te tolerohet.
Postimi i Majlindja Kurti:
16 Dite Aktivizem Kunder Dhunes kane filluar dje.
Dhuna nuk eshte vetem fizike, por edhe verbale dhe online. Edhe pse jam tejet falenderuese qe pjesa dermuese jane komente pozitive, fatkeqesisht ka edhe nga ata qe fyejne dhe perpiqen te bullizojne. Por keto nuk kalojne me!
Kam pergatitur nje padi per komente seksiste dhe tentim bullizmi, per te cilen do t’ju mbaj te informuar.
Inkurajoj te gjitha grate te raportojne cdo forme te dhunes, sepse asnje forme e saj nuk duhet te tolerohet.
Jemi bashke deri ne fund!












