Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​ASK: Çmimet e prodhimeve bimore janë ngritur për 27.5%

18/02/2022 - 15:40
në Ekonomi, Lajme
A A
​ASK: Çmimet e prodhimeve bimore janë ngritur për 27.5%
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi 2015- 2021, ku thuhet se krahasuar me vitin 2015, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 27.5%. në vitin 2021.

Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015.

ASK thekson se për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2021 dhe për vitin bazë 2015.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë.

“Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.

“Në vitin 2021, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 13.3%, krahasuar me vitin 2020. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 0.2% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 5.9% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Krahasuar me vitin 2015, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 27.5%. në vitin 2021. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.4% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm vjetor i prodhimeve bujqësore ka rritje për 16.5% në vitin 2021, krahasuar me vitin 2015.

JU REKOMANDOJMË

Zyrtare: Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”

Zyrtare: Prokuroria Speciale nis hetimet për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”
28/03/2026 - 15:10

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka njoftuar se po ndjek me vëmendje zhvillimet rreth ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”,...

Më shumëDetails

Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve

Kandiq kërkon të largohet ekspozita e Shkëlzen Gashit: Ka shumë gabime, shqetësuese si u përpoq të na e hedh fajin neve
28/03/2026 - 14:41

Drejtoresha e Fondit për Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në një komunikatë për media ka thënë se në ekspozitën e Shkëlzen Gashit ka shumë pasaktësi rreth masakrave të ndodhura...

Më shumëDetails

Kërkohet dorëheqja e Albulena Haxhiut pasi Kuvendi e financoi ekspozitën me gabime të Shkëlzen Gashit

Si e promovoi pak ditë më parë kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ekspozitën skandaloze të Shkelzen Gashit
28/03/2026 - 14:36

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, Arton Demhasaj, ka thënë se dorëheqja e kryekuvendares Albulena Haxhiu është më e pakta që mund të ndodhë pas skandalit me ekspozitën e...

Më shumëDetails

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici

Narkotikë mbi 500 kg – Prokuroria kërkon paraburgim për Fazli Ndrecajn që u dorëzua dje në polici
28/03/2026 - 14:08

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari, Fazli Ndrecaj, 46-vjeçar nga fshati Maqitevë, Komuna e Suharekës, i cili ishte në kërkim nga organet e rendit, është dorëzuar...

Më shumëDetails

Thellohet skandali | Fondi i Natasha Kandiqit përgenjështron Shkëlzen Gashin: Të dhënat e ekspozitës nuk përkojnë me listën tonë

Thellohet skandali | Fondi i Natasha Kandiqit përgenjështron Shkëlzen Gashin: Të dhënat e ekspozitës nuk përkojnë me listën tonë
28/03/2026 - 13:53

Fondi për të Drejtën Humanitare ka përgënjeshtruar deklaratat e autorit të librit “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, Shkëlzen Gashi, i cili mbrëmë tha se të dhënat për librin e...

Më shumëDetails

Për persona të armatosur në Dubravë flet vetëm Serbia, pse Shkëlzen Gashi nuk tregoi ku e ka thënë Natasha Kandiq këtë gjë?

Për persona të armatosur në Dubravë flet vetëm Serbia, pse Shkëlzen Gashi nuk tregoi ku e ka thënë Natasha Kandiq këtë gjë?
28/03/2026 - 13:31

Të dhënat mbi masakrat e luftës në Kosovë të publikuara në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të publicistit Shkëlzen Gashi, po dalin të jenë mjaft problematike. Pas reagimeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    Dita 9: AUV fsheh procesverbalet “komprometuese” – A po e mbron zyrtari i AUV-it, Bledar Berisha, Mensur Bunjakun e “Melii FARM”?

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtrri, Gjykata bën rikonstruktimin e vendit të ngjarjes (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Mësohet dita e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • ‘Shpërthen’ shitja e biletave në ‘tregun e zi’, tifozët turq synojnë prani masive në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gashi reagon përsëri: E cituam listën e Kandiqit sepse s’kemi listë tjetër të të vrarëve

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë