Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Për persona të armatosur në Dubravë flet vetëm Serbia, pse Shkëlzen Gashi nuk tregoi ku e ka thënë Natasha Kandiq këtë gjë?

28/03/2026 - 13:31
në Kryesore, Lajme
A A
Për persona të armatosur në Dubravë flet vetëm Serbia, pse Shkëlzen Gashi nuk tregoi ku e ka thënë Natasha Kandiq këtë gjë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dhënat mbi masakrat e luftës në Kosovë të publikuara në librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, të publicistit Shkëlzen Gashi, po dalin të jenë mjaft problematike.

Pas reagimeve të shumta për këto të dhëna që janë publikuar këto ditë në një ekspozitë në shesh , Gashi është munduar të mbrohet, duke thënë se të dhënat për masakrat i ka marrë nga organizata joqeveritare Humanitarian LaW Center (HLC), e cila udhëhiqet nga aktivistja serbe Nataša Kandić.

Megjithatë, ai nuk ka ofruar ndonjë fakt ose dokument se ku ka publikuar Nataša Kandić këto të dhëna.

Pretendimi i tij se 48 prej të vrarëve në Masakrën e Dubravës kanë qenë persona të armatosur shqiptarë, ndërsa 58 civilë, po del të jetë krejtësisht i pavërtetë.

Në fakt, një pretendim i tillë ka qenë dhe është qëndrim i shtetit të Serbisë.

Gazeta Nacionale ka konsultuar të dhënat e “Human Rights Watch” për Masakrën e Duvrës.

Këto të dhënë tregojnë se pretendimet e Shkëlzen Gashit për persona të armatosur shqiptarë në këtë burg janë vetëm pretendime serbe.

“Autoritetet e burgut pretenduan se shumë prej të burgosurve shqiptarë etnikë në Dubravë ishin anëtarë të UÇK-së, duke përfshirë të paktën njëmbëdhjetë komandantë. Në nëntor 1999, Human Rights Watch intervistoi dy burra shqiptarë etnikë që kishin qenë në Dubravë gjatë bombardimeve të NATO-s, dhe të dy pranuan se kishin qenë në UÇK, por nuk dihet nëse pretendimi i qeverisë vlen edhe për të burgosurit e tjerë”, thuhet në një raport të Human Rights Watch.

Ndër të tjera, aty tregohet numri i civilëve shqiptarë që janë vrarë në këtë masakër.

“Hulumtuesit e Human Rights Watch në Kosovë zbuluan se rreth tetëdhjetë e gjashtë të burgosur atje ishin viktima të ekzekutimeve jashtëgjyqësore — vrasje të ftohta — nga forcat jugosllave gjatë ditëve pas bombardimit të burgut nga NATO. Sulmi i NATO-s më 21 maj ishte, megjithatë, përgjegjës për nëntëmbëdhjetë vdekje në objekt para masakrës së të burgosurve; një sulm i mëhershëm i NATO-s vrau katër civilë në burg”, thuhet në raport.

Pas reagimeve të shumta për ekspozitën, e cila prezantonte të dhënat e librit të tij, ka reaguar autori Shkëlzen Gashi.

Ndonëse nuk ka ofruar ndonjë fakt, ai ka thënë se të dhënat e publikuar në librin e tij i ka marrë nga organizata HLC e Natasha Kandiç.

“Për fat të keq, gati tri dekada pas përfundimit të luftës, Kosova nuk e ka një listë të të gjithë të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë 1998-1999. Lista e vetme që kemi deri më tani është lista e hartuar nga organizata joqeveritare Humanitarian Laë Center (HLC), e udhëhequr nga Nataša Kandić, të cilën Kryetari i Komunës së Prishtinës ia ka dhënë çelësin e Prishtinës. Ne e kemi cituar këtë listë të Nataša Kandić-it sepse nuk kemi listë tjetër të të gjithë të vrarëve gjatë luftës në Kosovë. Sipas kësaj liste në Burgun e Dubravës janë vra gjithsej 106 veta. Prej tyre, 58 figurojnë civilë e 48 figurojnë persona të armatosur. Si është e mundur që në Burg të Dubravës 48 prej civilëve të vrarë të figurojnë si pjesëtarë të armatosur? Pse janë regjistruar këta si persona të armatosur? Persona të armatosur në burg?”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Për më keq, kjo mospërputhje nuk është e vetmja. Njëjtë ka ndodhur edhe në Masakrën e Mejës, ku numri i të vrarëve është 376 veta, por në listën e HLC-së figurojnë 349 civilë të vrarë, kurse 27 të vrarë figurojnë si të armatosur. Dihet botërisht që në Reçak forcat policore e ushtarake sërbe jugosllave kanë vrarë 45 civilë të pafajshëm shqiptarë, por në listën e të vrarëve të HLC-së së Nataša Kandić-it janë regjistruar 37 civilë shqiptarë e 8 janë regjistruar të armatosur. Mospërputhje të ngjashme vërehen edhe në masakra tjera: Kotlinë, Kaçanik, e të tjera. Theksojmë se verifikimi i njëpërnjëshëm i statusit të secilës viktimë dhe i numrit të saktë të civilëve të vrarë nuk ka qenë dhe nuk është përgjegjësi e organizatave tona. Këto të dhëna janë marrë nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Laë Center, i cili i ka mbledhur ato përmes hulumtimeve në terren. Për rrjedhojë, u takon institucioneve të Kosovës që të hartojnë një listë zyrtare, të saktë dhe gjithëpërfshirëse të viktimave të luftës”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Në prag të Kurban Bajramit, burri në Kllokot kapet me dele pa dokumentacion

Në prag të Kurban Bajramit, burri në Kllokot kapet me dele pa dokumentacion
26/05/2026 - 09:22

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Kllokot, i cili dyshohet se bënte transportim ilegal të kafshëve. Në prag të Kurban Bajramit, i dyshuari është zënë duke...

Më shumëDetails

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri: Del në skenë Ozgur Ozel, kush është rivali i ri i Erdoganit

Nën gazin lotsjellës opozita turke gjen një yll të ri: Del në skenë Ozgur Ozel, kush është rivali i ri i Erdoganit
26/05/2026 - 08:54

Ozgur Ozel dukej i destinuar për një karrierë burokratike pa shumë shkëlqim, si kryetar i CHP-së në hijen e karizmatikut Ekrem Imamoglu, kryebashkiakut të Stambollit dhe sfidantit më...

Më shumëDetails

Presidenti Bajram Begaj shkon në Haxh

Presidenti Bajram Begaj shkon në Haxh
26/05/2026 - 08:34

Është raportuar se presidenti shqiptar, Bajram Begaj është nisur për në Haxh. Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari i Klan Kosova tha se ende nuk është publikuar një njoftimin...

Më shumëDetails

Asamblistëve serbë u pengon mbishkrimi ku shprehet dashuria për Mitrovicën

Asamblistëve serbë u pengon mbishkrimi ku shprehet dashuria për Mitrovicën
26/05/2026 - 08:23

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar për largimin e mbishkrimit “Unë e dua Mitrovicën” i shkruar në anglisht, që është vendosur nga qeverisja e kaluar komunale...

Më shumëDetails

Sot mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut

Sot mbahet protestë në Tiranë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut
26/05/2026 - 08:13

Në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, sot do të zhvillohet një protestë në Tiranë. Organizatorët Kol Marku dhe Kristian Nela kanë njoftuar se protesta do...

Më shumëDetails

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora
26/05/2026 - 08:00

Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili do të zgjasë deri më 6 qershor 2026. Për t’ua lehtësuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    Qeveria e Kosovës ekzekuton shtesat për këtë kategori

    399 Shpërndaje
    Shpërndaje 160 Tweet 100
  • Ekskluzive: Arrihet marrëveshja PDK-Nisma, kjo e fundit mbështet PDK-në më 7 qershor

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shtesat nga Qeveria, reagon AKB: si mund të shpërblehet vetëm një kategori e punëtorëve nga buxheti i shtetit?

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kryetarit të ri të AAK-së i “hup topi” ditën e parë – Gjini viziton fabrikën “Loni Dekor” në Vushtrri, por mendon se është në Mitrovicë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Albin Kurti shkonte me ar*ë në Parlament”, Krasniqi zbulon bisedën me të

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë