Asociacioni u bë së fundi sërish temë aktuale, duke u diskutuar dërgimi i draft statutit në Kushtetuese.
“Institucionet e Kosovës nuk kanë draft të vetin sa i përket statutit të Asociacionit, prandaj nuk ka çfarë drafti të dërgojë kryeministri. Drafti është i hartuar nga ndërmjetësuesit të BE-së dhe ai nuk ka të drejta ligjore në Kosovë, pra nuk mund ta imponojë një dokument BE-ja që të dërgohet në Kushtetuese. Opinioni im është që institucionet e Kosovës duhet ta hartojnë draftin e statutit por natyrisht pajtohet me kryeministrin se ai nuk harton drafte e as statute të Asociacionit të komunave sepse ato janë përgjegjësi e institucioneve tjera”, ka thënë ai.
Deputeti ka folur dhe për mundësinë që Asociacioni të jetë kusht i BE-së për heqjen e masave nga BE-ja.