Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Drejtoria e Fahri Shabani blenë sapunë me tender për QKMF me çmim 307% më të lartë se sa çmimi në market (Dokument)

04/11/2024 - 17:51
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Drejtoria e Fahri Shabani blenë sapunë me tender për QKMF me çmim 307% më të lartë se sa çmimi në market (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës që udhëhiqet nga drejtori Fahri Shabani tashmë njihet për shumë skandale të bëra nga drejtori me ekipin e zyrtarëve që e udhëheqin, përfshirë skandalin e marrëveshjes me laboratorin “Avicena”, pagesa të kundërligjshme si avans ndaj kompanive për ndërtimin e QMF-ve, lënie pas dore me vite të veturave zyrtare në parkingje private në qytete jashtë Mitrovicës, dhe jo vetëm.

Pas rasportimit nga lexuesit e Veriu.info se ka keqpërdorime e abuzime me çmime në tenderët dhe kontratat e lidhura për nevojat e Drejtorisë së Shëndetësisë të Komunës së Mitrovicës, duke shfrytëzuar të drejtat që i jep Ligji për Qasje në Dokumente Publike, Veriu.info ka kërkuar qasje në kontratat e lidhura për nevojat e Drejtorisë së Shëndetësisë për të hulumtuar se a janë vetëm dyshime apo informacione të sakta.

Gjatë analizimit të çmimeve të produkteve në Kontratën Publike Kornizë për “Furnizim me material Higjieniko-Sanitar për Institucionet Shëndetësore dhe Institucionet tjera Komunale, te përshkrimi i artikullit të parë kemi hasur në një çmim të dyshimtë.

Artikulli i parë “Sapun për duar 90 gr Palmolive ose Ekuivalent”, ku fituesi i tenderit kompania “KIGA” Sh.P.K. ka ofertuar dhe nënshkruar kontratën për furnizim me këtë lloj të sapunit me çmim prej 1.2 euro për copë.

Veriu.info ka hulumtuar tregun për këtë produkt dhe me qëllim që ta përdorim si mostër faktike, të njëjtin sot e kemi blerë me çmim prej 0.39.

Nga një kalkulim i thjeshtë matermatikor, del së Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Mitrovicës që udhëheqet nga Fahri Shabani, e blenë për produkt për nevojat e institucioneve shëndetësore me çmim prej 307,7 % më shtrenjtë.

Kjo kontratë përmbanë një listë prej 129 produktesh dhe ne do të vazhdojmë t’i analizojmë edhe çmimet tjera të tyre.

 

Skandal: Drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë tenton ta përmirëson imazhin e ‘Avicena KS’ që u bastis për falsifikime e veprimtari të kundërligjshme mjekësore, me marrëveshje i paraqet si bamirës

Drejtori Shabani u krekos për ndërtimin e QMF-ve në Koshtovë e Stantërg, por auditori gjeti se punëkryerësve u janë dhënë kundërligjshëm 38 mijë euro (Dokument)

Skandal: Automjeti i Drejtorisë së Shëndetësisë ‘harrohet’ në parkingun e një restoranti në Vushtrri me muaj apo vite, ia hoqën edhe tabelat (Foto)

JU REKOMANDOJMË

Gjini bartës i listës dhe kandidat për – A po rrezikon AAK-ja mos kalimin e pragut?

Gjini bartës i listës dhe kandidat për – A po rrezikon AAK-ja mos kalimin e pragut?
11/05/2026 - 19:53

Ka përfunduar mbledhja e AAK-së, ku më pas Ramush Haradinaj, njofton se Këshilli i Përgjithshëm aprovoi me shumicë votash Ardian Gjinin, bartës të listës dhe “mandatar për të...

Më shumëDetails

Reagon Lumir Abdixhiku pasi Agim Veliu u propozua si kandidat për deputet nga dega e LDK në Podujevë

Reagon Lumir Abdixhiku pasi Agim Veliu u propozua si kandidat për deputet nga dega e LDK në Podujevë
11/05/2026 - 19:49

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar Degën e LDK-së në Podujevë për unitetin dhe përgjegjësinë e treguar në procesin e brendshëm partiak. Ai tha se nominimi i...

Më shumëDetails

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?

Ku u infektua me hantavirus “pacienti zero”?
11/05/2026 - 19:19

Zërat se burimi i parë i hantavirusit ishte një landfill mbeturinash në Ushuaia është hedhur poshtë nga shkencëtarët e Tierra del Fuego. A2 CNN shkruan se me zbarkimin...

Më shumëDetails

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë

Mësuesja nga Ferizaj dorëzon në polici portofolin me mbi 2 mijë euro të gjetur në rrugë
11/05/2026 - 18:49

Një mësimdhënëse nga Ferizaj ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, pasi ka dorëzuar në polici një portofol me para që e kishte gjetur në rrugë. Sipas njoftimit të...

Më shumëDetails

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së

Agim Veliu përfshihet në listën e LDK-së
11/05/2026 - 18:21

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se ndër kandidatët e propozuar për deputet nga LDK-ja në Podujevë është edhe Agim Veliu. Ditë më parë...

Më shumëDetails

Lladrovci: U ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së, për ta paraqitur Bedriun humbës dhe Fatmirin jomeritor në listë

Lladrovci: Klan Kosova nuk mund të mbyllet!
11/05/2026 - 18:00

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shkruar në ‘Facebook’ pas mbledhjes dë Kryesisë së kësaj partie. Sipas tij, u ripërsërit modeli i ndikimit në Kryesinë e PDK-së. “Kreatorët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total

    Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Gjyqi i dytë në Hagë: Helen Fraser i përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mashtrimi me toka që iu bë pronarit të Spitalit Aloka, arrestohet një shtetas i Serbisë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • DRENA letër e hapur për Institucionet e Kosovës: Kërkojmë subvencionim për përpunimin e qumështit dhe mbështetje për eksportin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë