Një përplasje mes dy deputeteve të LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Vjosa Osmani ka nxitur reagime të ashpëra ndaj njëra tjetrës, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Krejt kjo nga deklarata e Osmanit në Kuvend për fondet e ndara gjatë vitit 2020, ku më pas Bajrami e quajti “turiste politike”.
Ish presidentja përmes një reagimi u shpreh se kritikat e saj priten me reagime negative vetëm nga ata që, sipas saj, arsyetojnë hajnitë duke i bërë një “diss” Bajramit.
Postimi i plotë:
Qeveritë nuk duhet ta matin progresin e tyre duke u krahasuar me dështimet e njëra-tjetrës. Në vend të garës se cila ka ngecur më shumë apo cila ka vjedhur më shumë, duhet të garojnë për arritje dhe rezultate konkrete.
Fjalimi im i sotëm në Kuvend ⬇️
Natyrisht, ky fjalim nuk u pëlqen as atyre që arsyetojnë hajnitë, as atyre që nuk mësojnë kurrë nga gabimet e së kaluarës.
Osmani.













