Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ata që vallëzojnë mbi varre

23/01/2024 - 11:54
në Opinione
A A
Ata që vallëzojnë mbi varre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Krimet sporadike janë normale gjithkund nëpër botë, por te ne dhuna është mishëruar në çdo cep të shoqërisë. Nga lagja e shkolla deri te stadiumi e komunikacioni. Epshin për dhunë e sheh gjithkush që rritet në Kosovë. Përderisa në këtë eksperiencë të jetuar, nuk kemi arritur ta lokalizojmë burimin e këtij epshi, nuk ka se si të jetë përgjigja aq e thjeshtë siç thonë valltarët mbi varre.

Leart Ajvazaj

Kur lexova për vrasjen e një tetëmbëdhjetëvjeçari në Podujevë, mbylla sytë. Kështu bëj zakonisht me lajme të tilla. E di se me të mësuar detajet, dhimbja për jetën e humbur dhe ato të shkatërruara si pasojë, veç sa mund të rritet. Kështu që injorimi, aq sa njeriu mund t’i injorojë të tilla gjëra, është zakonisht kursi im i (mos)veprimit. Kësaj here nuk durova dot. Varret edhe mund t’i injorosh, por njerëzit që vallëzojnë mbi to është e pamundur. Nuk do të zgjatem në ato që çdokush me mend në kokë i ka thënë deri tani: Vrasje e dhimbshme jashtë çdo përmase. Edhe më tragjike kur e mendon që duart e krimit janë duar të njoma të miturish. Rikujtimi që 16-vjecarët kanë kapacitet për ligësi të këtyre përmasave është rrëqethës. Mos të flas për motivin e krimit…

Ndonëse shumica e kemi të përbashkët tmerrimin dhe zhgënjimin, disa shohin mundësi në këtë tragjedi; disa fërkojnë duart. Për ca njerëz edhe vrasja e një tetëmbëdhjetëvjeçari mund të instrumentalizohet, mund të avancojë agjenda. Këta njerëz vinë nga grupe plotësisht të ndryshme të shoqërisë, por kanë disa të përbashkëta. Këta nuk udhëhiqen nga parimi që dëshmitë sjellin të vërtetën, por nga e kundërta. Dëshmitë përzgjidhen dhe interpretohen në mënyrë që t’i përshtaten një të vërtete të paracaktuar. Realiteti për ta është gjithmonë i thjeshtë për t’u kuptuar, meqë gjithçka reduktohet në dinamika binare. Për ta, problemet janë të qarta. Zgjidhjet, triviale. Nuk jam i sigurt se a janë të vetëdijshme idiotësitë e tyre apo janë thjeshtë rezultat i narkozës së shkaktuar nga dogma që i sundon. Kjo ka pak rëndësi.

Në rastin konkret këta njerëz shohin një tragjedi dhe mendojnë për agjendat e tyre ideologjike, religjioze, politike, antireligjioze, e kulturore. Dikush si Zana Avdiu, për shembull, shfrytëzon rastin që ta reduktojë edhe këtë vrasje në çështje gjinore. Për të, secila problematikë, nga diskrepanca e pagesave në Silicon Valley e deri te çmimet e naftës, ka të bëjë me diskriminim gjinor dhe toksicitet maskulin.

Në anën tjetër janë ata që secilën çështje e reduktojnë në problem religjioz. Faji për këtë krim qenka sekularizmi i shoqërisë shqiptare. Kinse religjioni qenka ilaç për dhunën, kur dihen motivet e rrahjes se gazetarit Valon Syla, për shembull. Ndonëse në kundërshti të plotë diskursive me grupin e “aktivistëve gjinorë”, “aktivistët religjiozë” bien në të njëjtin kurth të reduktimit të gjithçkaje në dogmën e tyre.

Pastaj i ke radikalistët antireligjiozë, njëfarë religjioni në vete, që si dy grupet e mësipërme, në mungesë të informacionit bazë japin verdiktin e betonuar për vrasjen. Këta thonë që faji qenka te fetarizimi i shoqërisë shqiptare. Ta mbushin mendjen që dhunë nuk ka pasur të përcaktuar edhe në norma kanunore që nuk kanë pyetur besim.

Të mos i harroj edhe ata që reduktojnë në problemin e dhunës në punë politike, ose defekt të shkollës, ose produkt të modernitetit, e të tjera, shumë të tjera.

Sigurisht që njerëzit kanë të drejtë që të japin mendimet e tyre. Por parakusht për mendimin e sinqertë duhet të jetë një dozë e skepticizmit para verdiktit, diçka që nuk gjendet te këta për të cilët po flas. Shtytësit e agjendave i kanë mendimet gati me të ndodhur ngjarjet. Jo, i kanë gati madje para se të ndodhin ato. Secili i ka gati diagnozën dhe ilaçin para se ta takojnë pacientin. Kësaj shoqërie nuk i duhen edhe sëmundjet iatrogjenike, mbi ato që qartazi veçse i kemi. Fatkeqësisht, refleksi i këtyre mjekëve të shoqërisë është entuziazmi sa herë që dikush troket në derë, qoftë ai edhe një jetim tetëmbëdhjetë vjeçar. Në këtë kuptim, disa jo vetëm që po qëndrojnë mbi varre, ata po vallëzojnë mbi to. Po i përdorin ato dhe gjithçka tjetër si platforma për agjendat e tyre.

Që shoqëria jonë ka një problem me dhunën, nuk besoj që do diskutim. Krimet sporadike janë normale gjithkund nëpër botë, por te ne dhuna është mishëruar në çdo cep të shoqërisë. Nga lagja e shkolla deri te stadiumi e komunikacioni. Epshin për dhunë e sheh gjithkush që rritet në Kosovë. Përderisa në këtë eksperiencë të jetuar, nuk kemi arritur ta lokalizojmë burimin e këtij epshi, nuk ka se si të jetë përgjigja aq e thjeshtë siç thonë valltarët mbi varre.

JU REKOMANDOJMË

Shkruan Afrim Blyta: Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?

Shkruan Afrim Blyta: Si filloi shoqëria jonë t’i adhurojë të paditurit?
28/11/2026 - 20:20

Shkruan: Afrim Blyta A kemi arritur në një pikë ku shoqëria jonë i vlerëson më shumë njerëzit që bëjnë zhurmë sesa ata që kanë njohuri? A jetojmë në...

Më shumëDetails

Ditën në zemër, natën në ëndërr

Ditën në zemër, natën në ëndërr
28/11/2026 - 14:51

Shkruan: Arian Zeka Mund të ketë qenë e enjte, 26 nëntor 1992, kur mësuesja Sadije, ajo e shkollës fillore, na caktoi për detyrë të shkruanim një poezi për...

Më shumëDetails

Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”

Kur dënohet zëri i heronjve të UÇK-së, monologu i vëllait të Jakup Krasniqit; “Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla!”
24/11/2026 - 18:29

“Jakup, që tri ditë po vij te kjo derë. Tri ditë po pres me ta pa fytyrën, me ta ni zanin, me të përqafu. Kjo derë dikur hapej...

Më shumëDetails

Premisat e gabuara të Perëndimit për të ndalur Rusinë

Hasani sqaron situatën në Kuvend: S’shkohet në zgjedhje me automatizëm nëse s’ka konstituim, pasojat juridike pas afatit janë më të rënda
24/11/2026 - 15:08

Shkruan: Enver Hasani Çdo pazar tjetër që i njeh Rusisë zgjerimin territorial, pavarësisht nga garancitë që ofrohen, qoftë edhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO në këmbim të dhënies...

Më shumëDetails

Fotografia e Titos qëndronte në mur

Fotografia e Titos qëndronte në mur
17/11/2026 - 13:06

Shkronjat e Vetonit kanë ecur më shpejt se dhimbja e tij, sepse kur fjalia të tradhton kaq qartë, kundërshtari pothuajse bëhet i panevojshëm. Shkruan: Baton Haxhiu E lexova...

Më shumëDetails

Nga vjen emri i Tiranës

Nga vjen emri i Tiranës
11/11/2026 - 16:13

Shkruan: Ben Blushi Një nga enigmat më të mëdha të Tiranës është origjina e emrit të qytetit. Pra cdo të thotë Tiranë? Kush e tha i pari këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    E quajti “palaço” Bashkim Jasharin, kërkon falje dhe jep dorëheqje nga posti i drejtorit

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Alarm në VIVA FRESH-in e biznesmenit Rexhepi: AUV zbulon dy baktere në produktet e mishit, urdhëron tërheqjen nga tregu (Pamje)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Nëntori i skandaleve me produkte të mishit të kompanisë së Jeton Buqukut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Meningjiti, helmimi i gjakut dhe dëmtimi i veshkave – ja rreziqet e baktereve të zbuluara nga AUV në mishin dhe përshutën e VIVA FRESH të Rexhepit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë