Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar një sërë parregullsish në funksionimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), përfshirë mungesën e rregulloreve për rekrutim, menaxhim të dobët të kontratave dhe dhënie të subvencioneve pa dokumentacion të plotë.
Sipas raportit të ZKA-së, MPJD-ja nuk ka të miratuar një rregullore specifike që rregullon rekrutimin e stafit lokal në misionet diplomatike, gjë që ka shkaktuar paqartësi në procedurat e pranimit, kriteret e përzgjedhjes si dhe aspektet që lidhen me përgjegjësitë dhe pagesat.
Auditori ka testuar dy raste konkrete: në Ambasadën e Kosovës në Bern dhe në Konsullatën në Cyrih. Në të dy rastet, rekrutimi është bërë pa ndonjë bazë të qartë rregullative, ndërsa kontratat e punës mungojnë në preambulën që specifikon bazën ligjore të punësimit. Për më tepër, pagat e stafit lokal janë paguar nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, në kundërshtim me praktikat e menaxhimit financiar.
Parregullsi janë gjetur edhe në menaxhimin e kontratave të furnizimeve. Një kontratë për “Furnizime të ndryshme për nevojat e MPJD-së”, me vlerë të parashikuar prej 120 mijë euro, nuk ishte shoqëruar me evidenca dhe raporte të detajuara për mënyrën e realizimit sipas peshave të përcaktuara.
Në aspektin e subvencioneve, auditori evidenton parregullsi në financimin e projektit “Kampi Rinor me të Rinj nga Zonat Rurale të Kosovës dhe Diasporës”, në vlerë prej 17,500 euro. Dosja e aplikimit për këtë projekt përmbante një vërtetim tatimor të skaduar, ndërsa përfituesi nuk kishte dorëzuar raportin financiar dhe atë narrativ, siç kërkohet me kontratë.
ZKA konstaton se këto mangësi janë rezultat i kontrolleve të dobëta të brendshme brenda ministrisë. Po ashtu, edhe plani vjetor i mbështetjes financiare për vitin 2024, megjithëse i përgatitur, nuk ishte dorëzuar në Zyrën e Kryeministrit, duke shkelur kështu rregulloret përkatëse.