Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?

31/01/2026 - 15:17
në Pa kategori
A A
“Aurora Group” shfrytëzon pa leje parkingun publik si ‘depo’ të materialit ndërtimor – Pse nuk po e liron Komuna e Mitrovicës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka nisur ditëve të fundit një aksion për lirimin e hapësirave publike, me ç’rast ka bërë disa rrënime dhe ka liruar trotuarët në disa pjesë të qytetit. Por deri më tash, ky aksion nuk po rezulton të jetë gjithëpërfshirësh.

Lexues të Veriu.info ka dërguar fotografi në redaksi, duke denoncuar një rast të uzurpimit të një parkingu publik të automjeteve me material ndërtimor nga kompania e ndërtimit “Aurora Group”.

Veriu.info para tri ditësh ka dërguar pyetje në Komunën e Mitrovicës për të marrë përgjigje se a ka leje kompania “Aurora Group” per vendosjen e materialit ndertimore ne parkingun publik te automjeteve ne rrugen “Nexhip Dragaj” (perball KRM “Uniteti”) dhe nëse nuk ka çfarë veprime do të ndërmerren për lirimin e këtij parkingu.

Nga Zyra për Informim e Komunës së Mitrovicës nuk kemi marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli, edhe pse dje prapë ua kemi rikujtuar pyetjet e bëra më 28 janar.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se ky subjekt afarist nuk ka leje nga komuna për shfrytëzimin e këtij parkingu publik të automjeteve si ‘depo’ të materialit ndërtimor për qëllime të biznesit të tij.

Ndryshe, lexuesit e Veriu.info që e kanë denoncuar rastin, kanë thënë që shfrytëzimi i këtij parkingu si ‘depo’ e materialit ndërtimore nga “Aurora Group” ka nisur në qeverisjen e Bedri Hamzës dhe po vazhdon edhe në qeverisjen e Faton Pecit.

JU REKOMANDOJMË

Cakolli: Propozimi i LVV-së për tre anëtarë në KQZ bie ndesh me modelin ligjor, rikethehet debati i kot

Cakolli: Qeveria në detyrë s’ka mandat të miratojë buxhet, është lojë politike e menduar mirë
18/03/2026 - 15:17

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar ndaj propozimit të LVV-së për tre kandidatë në përbërjen e KQZ-së, duke e cilësuar si një çështje të panevojshme...

Më shumëDetails

Ngjarja tragjike në Gjakovë: Pse e prishën miqësinë vrasësi e viktima?

U vetëdorëzua dhe e dorëzoi edhe armën, detaje mbi të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë
18/03/2026 - 08:39

Lokali “My Place” punoi të hënën prej mesnate deri në mëngjes me disa njerëz brenda. E pronari i tij, Nexhdet Zymberaj qëndroi me mysafirët deri në 5:20 kur...

Më shumëDetails

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara

VV shpenzoi 4 milionë e 500 mijë euro për një vit, mbi 120 mijë ua dha mediave të preferuara
16/03/2026 - 19:17

Partia në pushtet ka shpenzuar shumë më shumë se sa edhe partitë e tjera; PDK gjithsej 2 milion e 166 mijë euro, LDK gjithsej 1 milionë e 335...

Më shumëDetails

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?

Ismet Kryeziu: A është kaosi politik strategji e qëllimshme e Lëvizja Vetëvendosje?
16/03/2026 - 18:42

Aktivisti i shoqërisë civile thotë se krizat institucionale dhe përplasjet politike mund të jenë pjesë e një strategjie më të gjerë politike. Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës,...

Më shumëDetails

Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
16/03/2026 - 08:58

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Gjakovë përfundoi me një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur....

Më shumëDetails

Kurti: Sakrifica e solidariteti gjenden në thelbin e muajit të Ramazanit

Kurti: Sakrifica e solidariteti gjenden në thelbin e muajit të Ramazanit
15/03/2026 - 19:17

Kryeministri, Albin Kurti, mbrëmë ka shtruar iftar për përfaqësues të bashkësisë Islame të Kosovës në krye me myftiun Naim Tërnava.Kreu i qeverisë ka falënderuar kreun e Bashkësisë Islame...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë